Putin: Rusia po kthehet drejt tregjeve të reja botërore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135654-putin_rusia_po_kthehet_drejt_tregjeve_të_reja_botërore
Presidenti i Rusisë në forumin e bashkëpunimit ndërrajonal me Kazakistanin tha se vendi i tij po ndryshon rrugën e eksportit dhe importit në tregje të reja për shkak të krizës në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2022 15:44 Europe/Tirane
  • Putin: Rusia po kthehet drejt tregjeve të reja botërore

Presidenti i Rusisë në forumin e bashkëpunimit ndërrajonal me Kazakistanin tha se vendi i tij po ndryshon rrugën e eksportit dhe importit në tregje të reja për shkak të krizës në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare.

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në fund të shkurtit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë shtuar shumë sanksionet dhe presionin kundër Rusisë, një veprim i cili, natyrisht, ka sjellë përgjigjen e Moskës. Paketa e tetë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë hyri në fuqi të enjten, më 6 tetor. Në këtë paketë, kundër Rusisë janë vendosur sanksione dhe kufizime të reja tregtare dhe është shtuar lista e konfiskimeve të aseteve dhe ndalimeve të udhëtimit për zyrtarët rusë. Sipas agjencisë së lajmeve Tass, Putin tha: Për shkak të krizës në tregtinë ndërkombëtare, vëmendje e veçantë i kushtohet zgjerimit dhe zhvillimit të transportit të përbashkët dhe infrastrukturës mbështetëse, si dhe eliminimit të kufizimeve që pengojnë shkëmbimet tregtare dhe investimet. Presidenti i Rusisë shtoi se për shkak të kësaj krize, Rusia ka zbatuar masa të gjera për të ndryshuar drejtimin e operacioneve të saj të eksportit dhe importit drejt tregjeve të reja dhe po punon për pajisjen dhe përmirësimin e efektivitetit të rrugëve të reja kryesore, duke përfshirë akset lindje-perëndim dhe veri- jug. Presidenti i Kazakistanit Kassem Jomart Tokayev ka udhëtuar në Moskë për një takim zyrtar me presidentin rus Vladimir Putin. Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i Tokayevit pasi ai u betua si president të shtunën. Pas ndryshimit të pozicioneve ekonomike të vendeve evropiane, Rusia ka filluar të rrisë bashkëpunimin dhe të forcojë marrëdhëniet e saj me vendet e tjera, përfshirë vendet e Azisë Qendrore.