Rusia: Negociatat me Ukrainën për momentin nuk janë të mundshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135734-rusia_negociatat_me_ukrainën_për_momentin_nuk_janë_të_mundshme
 Zëdhënësi i presidencës ruse deklaroi se negociatat me Ukrainën për momentin nuk janë të mundshme dhe shtoi se Kievi duhet të ketë vullnetin politik dhe dëshirën për të negociuar për kërkesat dhe kushtet e Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 30, 2022 07:07 Europe/Tirane
  • Rusia: Negociatat me Ukrainën për momentin nuk janë të mundshme

 Zëdhënësi i presidencës ruse deklaroi se negociatat me Ukrainën për momentin nuk janë të mundshme dhe shtoi se Kievi duhet të ketë vullnetin politik dhe dëshirën për të negociuar për kërkesat dhe kushtet e Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Dimitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse,  gjatë një konference për shtyp në Kremlin, në përgjigje të deklaratave të zyrtarëve perëndimorë për nevojën që Moska dhe Kievi të kthehen në tryezën e bisedimeve, tha se politika e Ukrainës duhet të përqendrohet tek vullneti i nevojshëm që këto bisedime të zhvillohen. Dimitri Peskov gjithashtu në këtë konferencë për media tha: "Në fakt, tani asnjë negociatë nuk është e mundur sepse pala ukrainase e refuzon absolutisht atë. Kështu që operacionet ushtarake ruse në Ukrainë do të vazhdojnë." Më herët, duke akuzuar Ukrainën për ndërprerjen e bisedimeve të paqes, të cilat nuk janë mbajtur që nga muaji mars, zëdhënësi i presidencës ruse njoftoi se është e qartë se refuzimi i marrëveshjes në bisedimet e paqes nga Ukraina është bërë me urdhër të Shtetet e Bashkuara. Më parë, Peskov kishte konfirmuar se Rusia është ende e gatshme për të negociuar me Ukrainën. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në korrik 2022 njoftoi se Moska ishte e gatshme të rifillonte negociatat me Kievin, por presidenti i Ukrainës deri më tani nuk ka treguar dëshirë për të nisur këtë proces.