Enigma e ndihmës 13 miliardëshe e BE-së për Hungarinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135788-enigma_e_ndihmës_13_miliardëshe_e_be_së_për_hungarinë
Komisioni i BE-së ka rekomanduar që më shumë se 13 miliardë euro nga ndihma e BE-së për Hungarinë, të mbeten të ngrira.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 01, 2022 07:17 Europe/Tirane
  • Enigma e ndihmës 13 miliardëshe e BE-së për Hungarinë

Komisioni i BE-së ka rekomanduar që më shumë se 13 miliardë euro nga ndihma e BE-së për Hungarinë, të mbeten të ngrira.

Komisioni Evropian të mërkurën rekomandoi që miliarda euro nga fondet e BE-së të akorduara për Hungarinë të ngriheshin për shkak të dështimit të këtij vendi në zbatimin e reformave për të stabilizuar sundimin e ligjit, një veprim që nxjerr në pah një përçarje në rritje midis BE-së dhe Hungarisë, raportoi Los Angeles Times. 27 vende të Bashkimit Evropian kanë afat deri më 19 dhjetor për të vendosur për këtë propozim të Komisionit Evropian; Propozimi u bë për shkak të këmbënguljes së Hungarisë për të kundërshtuar dhe bllokuar vendimet e Bashkimit Evropian për të paguar 18 miliardë euro ndihmë jetike financiare për Ukrainën, si dhe një marrëveshje globale tatimore. Nga ana tjetër, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka zemëruar zyrtarët e Bashkimit Evropian me kritikat e tij të vazhdueshme ndaj sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. "Petri Sarvama", një anëtar i komitetit të kontrollit të buxhetit të Parlamentit Evropian, pasi mbrojti rekomandimin e Komisionit Evropian për të ngrirë ndihmën financiare për Hungarinë, tha: "Ky është një moment historik për të mbrojtur sundimin e ligjit në Evropë".  Përderisa nuk ka një mekanizëm të qartë për të mbrojtur paratë e qytetarëve të BE-së nga parregullsitë dhe paligjshmëritë, këto para nuk mund dhe nuk duhet të paguhen. Edhe pse Hungaria këmbëngul se nuk e lidh çështjen e buxhetit të BE-së me çështje të tjera, shumë në Bruksel e shohin veton e Hungarisë ndaj buxhetit të BE-së  si një lloj pengmarrjeje dhe shantazhi nga ky vend ndaj anëtarëve të tjerë të Unionit, me qëllim të lirimit dhe zhbllokimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian për Hungarinë. Komisioneri Evropian për Drejtësi Didier Reynders theksoi se Bashkimi Evropian do të jetë shumë vigjilent në shqyrtimin e kujdesshëm të progresit të Hungarisë në zbatimin e reformave të detyrueshme, duke thënë: Tërheqja e Hungarisë nga pranimi i këtyre reformave do të bllokojë çdo pagesë të mëtejshme të Bashkimit Evropian për këtë vend. Me ritmin aktual të negociatave, nuk ka gjasa që Hungaria të marrë ndonjë para përpara pranverës. Për gati një dekadë, Komisioni Evropian e ka akuzuar Orbanin për shpërbërjen e institucioneve demokratike, kontrollin e medias dhe shkeljen e të drejtave të pakicave. Edhe pse Orban, i cili është në pushtet në Hungari që nga viti 2010, i mohon këto akuza, Komisioni Evropian për shkak të këtyre akuzave ka pezulluar pjesën e Hungarisë prej më shumë se 13 miliardë eurosh nga buxheti i "Rindërtimit të Bashkimit Evropian".