Gjermania vendos kufizime të rrepta në tregtinë me Kinën
Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë planifikon të vendosë kufizime të rrepta në shkëmbimet tregtare me kompanitë kineze.
Sipas IRNA, sipas dokumentit konfidencial "Udhëzimet e brendshme për Kinën" të përpiluar nga Ministria Gjermane e Ekonomisë dhe e publikuar nga Reuters, ato kompani gjermane që bëjnë biznes me Kinën duhet të ndajnë detajet e transaksioneve të tyre me qeverinë gjermane. Ky dokument përmban 104 faqe dhe me siguri do të përfshihet në dokumentin strategjik gjerman për Kinën, i cili do të publikohet vitin e ardhshëm. Në dokument thuhet se Berlini duhet të monitorojë nga afër investimet gjermane në kompanitë kineze, veçanërisht nëse këto kompani janë aktive në sektorin e sigurisë ose dyshohen për përfshirje në shkeljen e të drejtave të njeriut. Në këtë dokument thuhet: Rëndësia e Kinës si treg eksporti për shumë sektorë industrialë gjermanë dhe varësie tek ai vend, e bën Gjermaninë të prekshme ndaj shantazheve dhe kufizon kapacitetin politik të Gjermanisë ndaj Kinës. Ministria Gjermane e Ekonomisë është nën drejtimin e Robert Haubeck nga Partia e Gjelbër dhe dokumenti i përmendur ende nuk është miratuar nga qeveria e koalicionit të Olaf Schultz.