Rriten shqetësimet për humbjet e Evropës nga lufta në Ukrainë
Me kalimin e rreth 10 muajve nga lufta në Ukrainë dhe shfaqjen e pasojave të saj, kreu i Këshillit Evropian pranoi se në këtë luftë, vendet evropiane kanë pësuar më shumë humbje sesa Shtetet e Bashkuara.
Edhe pse pranoi se lufta në Ukrainë ka prekur Evropën dhe në një mënyrë tjetër Shtetet e Bashkuara dhe se Evropa ka pësuar më shumë humbje, kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha: Vendet perëndimore do vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë. Vendet evropiane që kanë ndjekur politikat amerikane për të mbështetur Ukrainën dhe kanë ndërmarrë politika të ndryshme ndëshkuese ndaj Rusisë, duke përfshirë sanksione të rënda, tani me zgjerimin e luftës po përballen me kriza serioze ekonomike, politike dhe sociale. Evropianët janë përballur me një valë refugjatësh ukrainas, strehimi dhe nevojat e të cilëve janë bërë shumë të vështira për shkak të problemeve aktuale. Kjo ndodh ndërkohë që vetë vendet evropiane janë tani në vështirësi në fushën e furnizimit me energji, veçanërisht furnizimin me karburant dhe ushqim, për shkak të varësisë së tyre nga gazi dhe nafta ruse. Kjo çështje ka bërë që gjendja ekonomike e shumë qytetarëve të këtyre vendeve të përkeqësohet, saqë ata janë të shqetësuar për ditët e ftohta në vazhdim, një çështje që ka shkaktuar përhapjen e protestave sociale në Evropë. Vazhdimi i luftës në Ukrainë ka dobësuar Bashkimin Evropian dhe pozitën e këtij bashkimi, kështu që rrymat e djathta në vende të ndryshme anëtare të unionit janë forcuar dhe madje disa vende kanë folur për shkëputje nga Bashkimi Evropian dhe janë duke vepruar në mënyrë të pavarur. Disa nga vendet anëtare gjithashtu nuk pajtohen me politikat ndërhyrëse të Evropës në luftën në Ukrainë dhe e konsiderojnë atë kundër dëshirave dhe nevojave të tyre dhe idealeve evropiane. Florian Philippe, kreu i Partisë Patriotike Franceze, ka bërë thirrje për tërheqjen nga Bashkimi Evropian dhe thotë: Bashkimi Evropian dhe kreu i Komisionit të këtij Bashkimi kanë adoptuar një politikë totalitarizmi dhe për këtë arsye, Franca duhet të largohet nga ky Union. Nga ana tjetër, vendet evropiane që prisnin ndihmën dhe mbështetjen e Uashingtonit janë përballur me indiferencën e Amerikës. Nevojat dhe pritshmëritë e tyre për marrjen e ndihmës financiare dhe jofinanciare nga Shtetet e Bashkuara jo vetëm që kanë mbetur pa përgjigje, por ky vend as që i ka mbështetur në sigurimin e karburanteve dhe duke shitur gaz me çmime të larta, ka konsideruar vetëm fitimin e vet, dhe kjo qasje ka shkaktuar protesta nga disa zyrtarë evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron. Në këtë drejtim, ai tha: Amerika ua shet gazin evropianëve me një çmim 3 deri në 4 herë më të lartë se çmimi i gazit në tregun e saj të brendshëm. Natyrisht që shtetet evropiane nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të furnizojnë një pjesë të nevojave të tyre nga Amerika dhe këtë çështje tani e ka ngritur edhe presidenti i Këshillit Evropian.