Putin kaloi urën e Krimesë me makinën e tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136034-putin_kaloi_urën_e_krimesë_me_makinën_e_tij
Presidenti i Rusisë ka kaluar sot (e hënë) urën e Krimesë me makinën e tij.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 05, 2022 19:07 Europe/Tirane
  • Putin kaloi urën e Krimesë me makinën e tij

Presidenti i Rusisë ka kaluar sot (e hënë) urën e Krimesë me makinën e tij.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, presidenti rus Vladimir Putin ngiste makinën e tij mbi urën e Krimesë, ku u takua dhe bisedoi me punëtorët e ndërtimit dhe mësoi për procesin e rindërtimit të urës pas bombardimit të saj. Zëvendëskryeministri rus Marat Khosnolin e informoi Putinin për ecurinë e punës së restaurimit. Mëngjesin e 8 tetorit, një kamion shpërtheu në urën e Krimesë. Kjo çoi në një zjarr në rezervuarët e karburantit që transportoheshin nga një tren mbi urën hekurudhore dhe gjithashtu çoi në një shembje të pjesshme të urës.