Vazhdimi i protestave në Europë për krizën e kostos së jetesës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136148-vazhdimi_i_protestave_në_europë_për_krizën_e_kostos_së_jetesës
Rritja e kostos së jetesës në Evropë, e cila vjen si pasojë e rritjes së paprecedentë të çmimit të energjisë dhe trendit rritës të normës së inflacionit, ka krijuar një valë trazirash dhe demonstratash.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 07, 2022 19:19 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i protestave në Europë për krizën e kostos së jetesës

Rritja e kostos së jetesës në Evropë, e cila vjen si pasojë e rritjes së paprecedentë të çmimit të energjisë dhe trendit rritës të normës së inflacionit, ka krijuar një valë trazirash dhe demonstratash.

Pavarësisht përpjekjeve për t'u marrë me mungesat e gazit në dimrin e ardhshëm, liderët evropianë kanë vazhduar të dështojnë të pakësojnë pakënaqësinë publike për inflacionin rekord dhe rritjen e kostove të jetesës. Ndërkohë, me vazhdimin e demonstratave kundër kushteve të pafavorshme të jetesës, sfida e autoriteteve evropiane për të arritur një zgjidhje reale po bëhet më e vështirë. Gazeta Guardian në një raport të titulluar "Dimri i zemëruar" shkruante: Me rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës pas rritjes rekord të çmimeve të energjisë në Evropë, raportet tregojnë për shfaqjen e trazirave të reja në Gjermani dhe vende të tjera të këtij kontinenti. Gjermanët sërish protestuan ndaj politikave të qeverisë së tyre dhe mbanin pankarta ku shprehnin zemërimin e tyre ndaj situatës aktuale. Në këtë demonstratë protestuesit gjermanë i kanë kërkuar qeverisë riparimin dhe rihapjen e gazsjellësit “Nord Stream 2” të Rusisë dhe për t’i dhënë fund rritjes së inflacionit, i cili ka qenë i paprecedentë në 70 vitet e kaluara. Ata kundërshtojnë gjithashtu mbështetjen e Berlinit për Ukrainën dhe armatosjen e saj.