Dhjetor 09, 2022 08:30 Europe/Tirane
  • Kroacia nga 1 janari 2023 i bashkohet zonës Shengen

Me dritën jeshile të ministrave të Bashkimit Evropian, Kroacia më 1 janar 2023 do t'i bashkohet zyrtarisht zonës Shengen.

Sipas IRNA, duke cituar Euroneës, Kroacia do t'i bashkohet zonës Shengen nga 1 janari 2023. Nga ana tjetër të enjten, shumica e ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian kundërshtuan bashkimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen në takimin e tyre në Brukseli.  Ekspertët politikë besojnë se vota negative e Brukselit për Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat u bashkuan në Bashkimin Evropian gjashtë vjet më parë, konsiderohet një humbje e rëndë. Gjatë viteve të fundit, vende si Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Belgjika, të cilat ishin kundër zgjerimit të kufijve të Shengenit, kanë moderuar qëndrimet e tyre. Megjithatë, në takimin e së enjtes, ministrat e brendshëm të Austrisë dhe Holandës votuan kundër Rumanisë dhe Bullgarisë. Ndërkohë, ministri i jashtëm i Austrisë njoftoi vendosmërinë e vendit të tij për të penguar Rumaninë dhe Bullgarinë të bashkohen me zonën Shengen.  “Gerhard Karner”, i cili udhëtoi për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të shtetit dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian, thotë se vendi i tij do të vërë veton ndaj anëtarësimit të këtij vendi të Evropës Lindore në zonën Shengen. 22 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, së bashku me Zvicrën, Norvegjinë, Lihtenshtajnin dhe Islandën, përbëjnë 26 anëtarët aktualë të Zonës Shengen. Trafiku dhe udhëtimi ndërmjet vendeve anëtare të Shengenit bëhet pa kontroll të pasaportave ose pa nevojë për vizë.  Në mbledhjen e djeshme u votua edhe për anëtarësimin e Kroacisë në zonën Shengen. Asnjë nga anëtarët nuk e ka kundërshtuar antarësimin e këtij vendi.  Muajin e kaluar, Komisioni Evropian njohu plotësimin e kushteve nga të 3 vendet përkatësisht Kroacia, Bullgaria dhe Rumania për t'iu bashkuar zonës Shengen sipas standardeve të nevojshme teknike dhe dha dritën jeshile për këtë.  Parlamenti Evropian gjithashtu ka votuar pozitivisht për anëtarësimin e tyre. Megjithatë, për anëtarësimin e anëtarëve të rinj kërkohet pëlqimi i 26 anëtarëve aktualë dhe tani Austria thotë se kundërshton shtimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në këtë zonë për shkak të shqetësimeve të sigurisë së qytetarëve evropianë.  Ministrja e Çështjeve Evropiane të Austrisë, Caroline Edstadtler, një ditë më parë pas takimit me homologen e saj suedeze deklaroi se zona Shengen nuk është “funksionale” dhe rreth 75 mijë azilkërkues që nuk kanë regjistruar kërkesat e tyre për azil kanë hyrë në Austri përmes sistemit Shengen. Ndërsa u pa se asnjë vend nuk ishte kundër anëtarësimit të Kroacisë, kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Bullgarisë erdhi kryesisht nga Austria dhe Holanda. Kjo është ndërkohë që Rumania arriti të marrë pëlqimin e Holandës dhe Suedisë dhe i vetmi kundërshtar aktual i anëtarësimit të Bukureshtit është Austria. Ndërkohë, qeveria konservatore e Vjenës aktualisht po shqyrton ndihmën e Stokholmit në këtë çështje.  Nga ana tjetër qeveria e koalicionit suedez, e cila ka mbështetjen e ekstremit të djathtë, do të mbajë presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian nga fillimi i janarit 2023.

 

 


 

Tags