Zelensky: Lufta në Ukrainë do të përfundojë vitin e ardhshëm
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se lufta në këtë vend do të përfundojë vitin e ardhshëm.
Sipas IRNA, "Volodymyr Zelensky" në një video-mesazh që u regjistrua për revistën Politico tha: Mendoj se ukrainasit do të jenë njerëzit më me ndikim edhe vitin e ardhshëm, edhe pse në kohë paqeje. Politico e shpalli Zelenskyn si personin më të fuqishëm në Evropë gjatë renditjes së 28-të vjetore, të njerëzve më me ndikim në botë. Presidenti i Ukrainës kishte paralajmëruar më parë se lufta ndoshta do të vazhdojë në dimër dhe do të intensifikohet përsëri në pranverën e vitit të ardhshëm. Më herët, Zelensky në një video-mesazh tha: Armiku shpreson të përdorë dimrin kundër nesh dhe ta kthejë të ftohtin dhe ashpërsinë e dimrit në një pjesë të tmerrit të tij. Ai shtoi: Në çdo gjëndje, sado i vështirë të jetë ky dimër, duhet ta durojmë dhe do ta përballojmë. e fillimin e sezonit të dimrit dhe me sulmet e vazhdueshme të dy palëve të përfshira në luftën në Ukrainë, pritet që me gjithë vazhdimin e ndihmës perëndimore dhe ftohjen e motit, zjarri i luftës të zbutet. Sipas Pentagonit, në përgatitje për tu përballur me sezonin e dimrit, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të furnizojnë Ukrainën me sendet elementari për dimër siç janë veshjet prej lëkure kafshësh, kapele leshi, çizme dhe doreza, gjeneratorë dhe tenda. Ndërkohë, lufta në Ukrainë ka prekur edhe Evropën. Fillimi i dimrit në mes të krizës energjetike dhe me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike po kërcënon vendet evropiane dhe kjo i ka detyruar ata të marrin masa parandaluese për të menaxhuar situatën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se shtetet anëtare të kësaj organizate ushtarake do të paguajnë një çmim të rëndë për luftën në Ukrainë.