Kanadaja dhe Britania vendosën sanksione ndaj 22 personave iranianë
(last modified Fri, 09 Dec 2022 18:49:11 GMT )
Dhjetor 09, 2022 19:49 Europe/Tirane
  • Kanadaja dhe Britania vendosën sanksione ndaj 22 personave iranianë

Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar vendosën sanksione të reja kundër Iranit, duke pretenduar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Shfaqja e trazirave të fundit në Iran me pretekstin e vdekjes së "Mahsa Amini" ka bërë që armiqtë e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ta përdorin atë si një mundësi për të ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit dhe për të nxitur sa më shumë trazira.  Sipas Reuters, Ministria e Punëve të Jashtme të Kanadasë njoftoi në një deklaratë se ka vendosur nën sanksione 22 persona në Iran për shkelje të të drejtave të njeriut. Ndër këta njerëz përfshihen anëtarë të lartë të gjyqësorit, organizatës së burgjeve dhe forcës policore, si dhe zyrtarë politikë dhe ndihmës të lartë të liderit suprem të revolucionit dhe figura në median shtetërore. Në sanksione të veçanta, Britania synoi gjithashtu dhjetë zyrtarë të lidhur me sistemin gjyqësor të Iranit, duke përfshirë njerëz që ishin të lidhur me dhënien e dënimeve me vdekje. Gjithashtu, dy ish-drejtues të burgut të Evinit janë vënë në shënjestër të sanksioneve. Më parë, më 11 dhjetor, Kanadaja kishte shtuar në listën e sanksioneve 4 individë iranianë dhe 5 institucione.

 

Tags