Evropa duhet të përgjigjet fuqishëm ndaj ligjit të Amerikës kundër inflacionit
Presidenti i Francës ka kërkuar një përgjigje të prerë të shteteve evropiane kundër ligjit të Amerikës të ashtuquajtur për uljen e inflacionit.
Ligji i ashtuquajtur "për uljen e inflacionit" i Amerikës u miratua verën e këtij viti në Kongresin e Amerikës. Ky ligj i ndan subvencione prodhuesve të makinave elektrike, prodhuesve të baterive dhe pajisjeve për prodhimin e energjisë elektrike të cilat prodhohen në Amerikë.
Liderët e shteteve evropiane kanë paralajmëruar se ky ligj mund të krijojë një luftë tregtare mes aleatëve të dy anëve të Atlantikut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ka deklaruar: "Evropa gjatë muajve të ardhshëm duhet t'i përgjigjet fuqishëm ligjit të Amerikës të ashtuquajtur për uljen e inflacionit".
Macron ka theksuar se kjo punë duhet të bëhet para tre muajve të parë të vitit 2023 dhe industria e Evropës duhet të ketë aftësinë për konkurrencë përball veprimeve të Amerikës.
Presidenti i Francës më parë gjatë vizitës së tij në Amerikë ka paralajmëruar se politikat mbështetëse të Amerikës për t'i dhunë subvencione kompanive amerikane në kuadër të ligjit të lartpërmendur do të shkaktojnë ndarje të madhe në mesin e shteteve perëndimore.