Arrestohet zv.presidentja e Parlamentit Evropian
(last modified Sat, 10 Dec 2022 18:46:29 GMT )
Dhjetor 10, 2022 19:46 Europe/Tirane
  • Arrestohet zv.presidentja e Parlamentit Evropian

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili është mes personave të arrestuar pas dyshimeve për korrupsion në PE.

Lajmin e bëjnë me dije mediat greke sipas të cilave Kaili që po hetohej si e dyshuar për një çështje të madhe korrupsioni lidhur me Botërorin e Katarit 2022 është arrestuar. Menjëherë pas kësaj kreu i Pasok-ut, Nikos Androulakis, njëkohësisht edhe ai eurodeputet ka reaguar menjëherë dhe e ka përjashtuar atë nga radhët e partisë socialiste të Greqisë. Theksohet se midis katër personave të arrestuar, ndodhet edhe bashkëshorti italian i eurodeputetes Kaili. Ishte gazeta belge Le Soir që raportoi fillimisht se zyrtarët e Katarit ishin përpjekur të korruptonin një eurodeputet socialist italian, i cili ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në 2019. Hetimi kishte të bënte, ndër të tjera, për akte “korrupsioni” dhe “pastrimit të parave” në kontekstin e një grupi të organizuar, sipas njoftimit të prokurorisë. Më pas zyra e prokurorit publik të Belgjikës njoftoi se katër persona, duke përfshirë një ish-deputet, ishin arrestuar si pjesë e një hetimi nga një gjykatës financiar. Për muaj të tërë, hetuesit belgë “dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik ose një pozicion të rëndësishëm strategjik” brenda këtij organi. Kontrollet e policisë belge janë kryer në 16 shtëpi dhe janë konfiskuar edhe 600000 euro.

 

Tags