Donacioni prej 100 milionë dollarësh i Norvegjisë për Ukrainën
Qeveria norvegjeze njoftoi se planifikon të dhurojë 100 milionë dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar të Ukrainës.
Sipas IRNA, uebfaqja ukrainase Form shkroi se qeveria norvegjeze në dhjetor nënshkroi një marrëveshje me Bankën Botërore për të ofruar 1 miliard korona norvegjeze (ekuivalente me 100 milion dollarë) për të ndihmuar vendin të rindërtojë infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet raketore ruse në Ukrainë. Sipas këtij raporti, edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi ka njoftuar vendimin e Norvegjisë për të ndarë 100 milionë dollarë për rindërtimin e këtij vendi. Në këtë videomesazh, Zelensky tha se kjo është një paketë prej 100 milionë dollarësh për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe tha: “Ne marrim ndihmë ushtarake, ekonomike, politike dhe humanitare nga Norvegjia”. Ai gjithashtu në Tëitter shkroi: “Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë norvegjezë të cilët, pas sulmeve ruse, ndanë një miliard korona norvegjeze (100 milionë dollarë) për rindërtimin e infrastrukturës dhe restaurimin e sistemit të furnizimit me energji elektrike të Ukrainës”. Zelensky tha se me miq të tillë, energjia elektrike do të rikthehet në çdo shtëpi ukrainase.