Truku i ri i Erdoganit për të fituar zgjedhjet
(last modified Sun, 11 Dec 2022 18:51:25 GMT )
Dhjetor 11, 2022 19:51 Europe/Tirane
  • Truku i ri i Erdoganit për të fituar zgjedhjet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se do të marrë pjesë në zgjedhjet në vitin 2023 për mandatin e fundit presidencial.

Në të njëjtën kohë, presidenti i Turqisë njoftoi se në vitin 2023, me mbështetjen e popullit, do të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale për herë të fundit dhe do të fillojë ndërtimin e njëqindvjetorit të Turqisë dhe më pas do të dorëzojë flamurin turk te të rinjtë. Sipas rezultateve të shumicës së sondazheve të dy viteve të fundit, të cilat të gjitha tregojnë një rënie të votave të partisë në pushtet dhe humbjen e kësaj partie, ekspertët i konsiderojnë deklaratat e fundit të Presidentit të Turqisë si një truk i ri i  tij për të fituar zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në fakt, duhet thënë se deklaratat e fundit të Presidentit të Turqisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2023 për mandatin e fundit, bëhen ndërkohë që sipas kushtetutës së ndryshuar turke, një person mund të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale vetëm për dy mandate radhazi. Herën e fundit, kushtetuta turke u hodh në referendum më 16 prill 2017 dhe u ndryshua. Qëllimi më i rëndësishëm i amendamentit të 18 neneve të kushtetutës turke ishte zgjatja e pushtetit të presidentit dhe largimi i postit të kryeministrit nga kabineti. Në këtë mënyrë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili është president i Turqisë që nga viti 2015, shfrytëzoi mundësinë që të zgjasë mandatin e tij presidencial të paktën deri në vitin 2029. Sigurisht, duke pasur parasysh se mandati i parë i presidencës së Erdoganit filloi para referendumit, nëse ai fiton zgjedhjet e vitit 2023, mbështetësit e tij mund ta propozojnë Erdoganin si kandidat edhe në vitin 2029. Megjithatë, miratimi i politikave të gabuara në arenën e brendshme dhe të jashtme, të cilat kanë krijuar bazat për krizën aktuale ekonomike në Turqi, ka ulur ndjeshëm shanset për rizgjedhje të kandidatit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e vitit 2023. Përveç problemeve të brendshme, nuk duhen anashkaluar edhe problemet e Turqisë në politikën e jashtme. Këto gabime kanë përfshirë sulmin ndaj vendeve fqinje dhe krijimin e tensioneve me shumë vende të rajonit dhe botës, të cilat janë bërë thjesht për të treguar pavarësinë politike dhe pavarësinë vendimmarrëse nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ndërkohë, faktet tregojnë se populli turk është jashtëzakonisht i lodhur nga sistemi politik dhe ekzekutiv “presidencial”. Kështu që edhe nëse Erdogan emërohet sërish president i këtij vendi, do të duhet të ndryshojë të gjitha ligjet bazë kundër qeverisë së tij.

 

Tags