Britania do të rrisë ashpërsinë ndaj azilkërkuesve
(last modified Tue, 13 Dec 2022 18:46:48 GMT )
Dhjetor 13, 2022 19:46 Europe/Tirane
  • Britania do të rrisë ashpërsinë ndaj azilkërkuesve

Kryeministri britanik tha se për të ulur kostot do të minimizojë numrin e azilkërkuesve dhe do të rifillojë kthimin e refugjatëve në Ruandë.

Sipas Guardian, Rishi Sunak, në një fjalim në parlamentin e këtij vendi, njoftoi ashpërsimin e ligjeve të imigracionit dhe azilit dhe tha: “Për të përballuar ardhjen në rritje të varkave të vogla të refugjatëve, një komandë operacionale e policisë do të jetë e vendosur në Kanalin Anglez. Gjithashtu, qeveria britanike do të përdorë të gjitha teknologjitë e disponueshme, përfshirë dronët, për të identifikuar dhe monitoruar azilkërkuesit. Ai përdori termin "emigrantë të paligjshëm" dhe tha se qeveria do t'i ndalojë këta njerëz të qëndrojnë në hotele dhe të hapin llogari bankare. Sunak tha gjithashtu se marrëveshja e re e Britanisë me Shqipërinë mund të çojë në refuzimin e "shumicës dërrmuese" të kërkesave për azil nga Shqipëria. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, pretendimet e shumicës dërrmuese të shqiptarëve mund të shpalleshin “të pabaza” dhe ata të riktheheshin shpejt. Sipas Rishi Sunak, “kupa u mbush”. Në bazë të këtij këtij plani, autoritetet britanike të Home Office do të vendosen në aeroportin e Rinasit në Tiranë për të bashkëpunuar me autoritetet lokale për të luftuar  grupet e krimit të organizuar. Udhëzime të reja do të jepen për ta vendosur Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta nga ku nuk mund të kërkohet me azil, duke rritur pragun që dikush të cilësohet si viktimë e skllavërisë moderne, një garanci e dhënë sipas medias britanike, nga Shqipëria autoriteteve britanike se Tirana zyrtare do mbrojë njerëzit që vërtetë janë të rrezikuar. Rishi Sunak ka premtuar se do të fokusohet në politikat strikte të imigracionit.

 

Tags