Përplasje e dhunshme në qytetet franceze pas ndeshjes me Marokun
(last modified Thu, 15 Dec 2022 09:08:37 GMT )
Dhjetor 15, 2022 10:08 Europe/Tirane
  • Përplasje e dhunshme në qytetet franceze pas ndeshjes me Marokun

Pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes kombëtareve të Francës dhe Marokut në Botërorin e Katarit, tifozët e dy skuadrave janë përleshur në disa qytete franceze.

Përleshjet shpërthyen midis tifozëve francezë dhe marokenë në Nice, në jug të Francës, pasi ekipi kombëtar i futbollit i Marokut humbi përballë Francës në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Katar, raportoi gazeta Figaro. Gazeta franceze tha se një grup tifozësh u revoltuan në Palace Massena të Nice menjëherë pas ndeshjes.   Përplasjet e para filluan kur një grup të rinjsh francezë të veshur me kapuç sulmuan tifozët marokenë duke brohoritur slogane raciste si "Arabët duhet të shkojnë!" ose "Ne jemi në shtëpi!". Pas këtij sulmi marokenët reaguan dhe mes dy palëve nisi një konflikt. Mësohet se në konfliktin mes dy palëve janë përdour lëndë djegëse, gurë, shishe dhe sende të forta, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët. Francezët që janë kampionë të Botërorit të mërparshëm, fituan 2-0 ndaj Marokut dhe dolën finalistë, duke iu bashkuar grupit të vendeve që kanë arritur dy herë radhazi në finalet e Botërorit.