Putin: Bashkimi Evropian është një "vartës" i Uashingtonit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136570-putin_bashkimi_evropian_është_një_vartës_i_uashingtonit
Bashkimi Evropian e ka lejuar Uashingtonin ta përdorë atë si një "vartës", tha presidenti rus.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2022 04:28 Europe/Tirane
  • Putin: Bashkimi Evropian është një

Bashkimi Evropian e ka lejuar Uashingtonin ta përdorë atë si një "vartës", tha presidenti rus.

Presidenti rus Vladimir Putin qasjen e Bashkimit Evropian ndaj çmimeve të karburantit e përshkroi si "të çmendur" dhe tha se Rusia do të kërkojë partnerë më premtues se Bashkimi Evropian dhe do të rrisë furnizimet me gaz në Lindje, njoftoi të enjten agjencia e lajmeve Fars. Sipas Putin, sanksionet perëndimore anti-ruse kanë hapur mundësi të reja për Rusinë dhe kanë krijuar stimuj për një ekonomi plotësisht të pavarur. Presidenti rus vuri në dukje se Bashkimi Evropian e ka lejuar Uashingtonin ta përdorë atë si një "vartës" dhe madje zyrtarë të BE-së konfirmojnë se politika amerikane po çon në de-industrializimin e Evropës. Më herët, Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse, tha se Putin do të nxjerrë një dekret në përgjigje të tavanit perëndimor të çmimit të naftës ruse. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, vendet perëndimore, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian, kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, përfshirë në sektorin e energjisë, të cilat në shumë raste kanë rezultuar me rezultate të kundërta dhe kanë vënë njerëzit e tyre në një situatë të vështirë.