Vatikani zyrtarisht i kërkoi falje Rusisë për komentet raciste të Papës
Në një deklaratë zyrtare, Kisha e Vatikanit i kërkoi falje Rusisë për komentet raciste të liderit katolik botëror kundër çeçenëve dhe burjatëve.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, duke iu referuar faljes zyrtare të Kishës së Vatikanit për deklaratat raciste të Papa Françeskut, liderit të katolikëve botërorë kundër çeçenëve dhe burjatëve, tha se ky veprim do të thotë se Vatikani ka aftësinë për të zhvilluar negociata dhe për të dëgjuar palët. Zakharova për këtë tha: Për habinë tonë, në orët e fundit kemi marrë një letër përmes kanaleve diplomatike të Vatikanit, në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të Vatikanit Pietro Parolin, e cila përfshin një kërkesë për falje në lidhje me deklaratat e mëparshme të Papës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse shtoi: Në këtë deklaratë lexojmë qartë se “Sekretari i Përgjithshëm i Vatikanit i kërkon falje Rusisë. Vatikani ka respektin maksimal për të gjithë njerëzit e Rusisë, dinjitetin, fenë dhe kulturën e tyre dhe kjo vlen edhe për vendet dhe njerëzit e tjerë të botës. Zakharova theksoi: Në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, aftësia për të pranuar gabimet është e rrallë. Kjo situatë tregon se pas kërkesave të Vatikanit për negociata, qëndron aftësia për të mbajtur këtë diskurs dhe për të dëgjuar palët. Mund të them pikërisht këtu se kjo qasje meriton respekt të sinqertë. Nga këndvështrimi ynë, kjo çështje ka përfunduar dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin konstruktiv me Vatikanin. Papa Françesku i quajti të vrarët në Ukrainë "martirë" dhe pretendoi se "më mizorët janë ndoshta ata si çeçenët dhe burjatët, të cilët janë me origjinë ruse, por janë të huaj për kulturën ruse dhe janë qartësisht agresorët e Rusisë". Në atë kohë Zakharova i kishte quajtur të papranueshme deklaratat e Papa Françeskut. “Kjo nuk është më rusofobi, është një poshtërim të cilit nuk i gjej dot as emër, tha ajo!