Humbje prej 4 miliardë paund nga grevat mbarëkombëtare në ekonominë britanike
(last modified Fri, 16 Dec 2022 06:58:36 GMT )
Dhjetor 16, 2022 07:58 Europe/Tirane
  • Humbje prej 4 miliardë paund nga grevat mbarëkombëtare në ekonominë britanike

Sipas vlerësimeve, grevat e gjera të sektorit publik në Mbretërinë e Bashkuar gjatë festave të Krishtlindjeve do t'i kushtojnë ekonomisë deri në 4 miliardë paund dëme.

Sipas raportit të IRNA të së enjtes, Instituti i Çështjeve Ekonomike Britanike ka vlerësuar se greva e punëve publike në këtë vend, për ekonominë britanike kushton 300 milionë në ditë dhe dëmi i saj është po aq sa gjatë shpërthimit të Koronës. Grevat që janë mbajtur në Britaninë e Madhe muajt e fundit i kanë kushtuar ekonomisë së vendit 750 milionë paund dhe sipas përllogaritjeve, greva e punëtorëve të rrjetit hekurudhor britanik ka dëmtuar industrinë me 1.5 miliardë paund. Inflacioni i pakontrollueshëm, rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, mungesa e gazit dhe elektricitetit kanë bërë që britanikët të protestojnë dhe të hyjnë në greva. Qeveria britanike, duke luftuar me një recesion ekonomik dhe probleme të thella financiare, nuk është në gjendje të rrisë pagat e sektorit publik. Në një situatë ku kërcimi i paprecedentë i indeksit të inflacionit dhe rritja e madhe e kostos së jetesës e kanë vënë këtë vend në kushtet më të këqija ekonomike të gjysmëshekullit të kaluar, qeveria britanike ka përdorur sistemin e uljes së shpenzimeve për mirëqenien publike, përfshirë ato në shëndetësi.  Indeksi i normës së inflacionit në Britaninë e Madhe ka arritur në 11.1% nga 2% që ishte sipas raportit të fundit të Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Tags