Dhjetor 18, 2022 15:21 Europe/Tirane
  • Trump: Amerika është duke vdekur si një i sëmurë me kancer

Ish-presidenti i Amerikës e ka krahasuar vendin e tij (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) me një person të sëmurë nga kanceri dhe që gradualisht po shkon drejt vdekjes.

Ditën e mërkurë më 6 janar të vitit 2001, një grup i përkrahësve të Donald Trump sulmuan godinën e Kongresit të Amerikës.

Donald Trump para kësaj ngjarje gjatë një fjalimi të mbajtur në një tubim të përkrahësve të tij, kishte kërkuar nga përkrahësit e vet që të shkojnë dhe të protestojnë kundër mbledhjes së Kongresit Amerikan për konfirmimin e fitores së Joe Biden. Si rezultat i këtij sulmi kundër godinës së Kongresit të Amerikës që shkaktoi ndërprerjen e mbledhjes për konfirmimin e votave të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, janë vrarë pesë persona dhe me dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Donald Trump, ish-presidenti i Amerikës, si pasojë e vazhdimit të përpjekjeve të komitetit të 6 janarit për ta dënuar atë, ka deklaruar: "Vendi ynë është i sëmurë nga brenda dhe është shumë i ngjashëm me një person të sëmurë nga kanceri dhe që gradualisht po shkon drejt vdekjes".

Komiteti i 6 janarit ka ndërmend që të kërkojë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë që ta vendosë nën hetime Donald Trump me akuzua kriminele që përfshinë rebelim, mbyllje të procesit zyrtar të hetimeve të Kongresit dhe komplot për ta mashtruar shoqërinë e Amerikës.

Donald Trump ka shtuar: "FBI është një institucion falsifikues, departamenti i ashtuquajtur i drejtësisë dhe inteligjenca si dhe të gjitha sektorët e sistemit dhe partisë demokrate; janë kancer".

Marrja e vendimit nga ana e komitetit të 6 janarit konsiderohet një hap i rëndësishëm në dosjen kundër Trump, për arsye se deri në fund të këtij viti (2022, dhe pas fitores së republikanëve në zgjedhjet afatmesme në Dhomën e Përfaqësuesve dhe me marrjen e kontrollit në këtë Dhomë nga 1 janari i vitit 2023, misioni i komitetit të 6 janarit përfundon në mënyrë automatike dhe ky komitet do të shpërbëhet. Prandaj, komiteti i 6 janarit po bënë të gjitha përpjekjet e veta që t'i çojë në një rezultat të duhur të gjitha hetimet e veta në lidhje me këtë dosje dhe të publikojë rezultatet e veta para përfundimit të këtij viti.

Kjo është në kohën kur Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk ka për obligim që t'i vlerësojë të dhënat dhe rezultatet e punës dhe hetimeve që janë bërë nga komitetet e ndryshme të Kongresit, por mund të vazhdojë hetimet në lidhje me këtë dosje në mënyrë të ndarë nga Kongresi.

Tags