Britania dërgon raketa dirigjuese në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka konfirmuar spekulimet e disa mediave në lidhje me dërgimin e raketave dirigjuese "Brimstone 2" në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në vazhdim të mbështetjeve të gjithanshme të Perëndimit ndaj Ukrainës dhe shtimit të presionit të tyre kundër Rusisë, Londra ka vendosur të dërgojë rakete dirigjuese në Ukrainë.
Me publikimin e raporteve nga disa media ndërkombëtare në lidhje me vendimin e ri të Britanisë për pajisjen e Ukrainës me raketa, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë duke konfirmuar një gjë të tillë, ka dhënë edhe shpjegime në lidhje me llojin e këtyre raketave.
Në shpjegimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë thuhet: "Britania në kuadër të pakos së ndihmave të saj, do të dërgojë raketat (Brimstone 2) në Ukrainë dhe këto raketa janë raketa dirigjuese të cilat do të vendosen në dispozicion të forcave të armatosura të Ukrainës".
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka përdorur hashtagun "#qëndrojmë përkrahë Ukrainës!" dhe duke arsyetuar ndihmat e saj të gjithanshme në armatim, ndihmat financiare dhe ndihmat inteligjente për Ukrainën, ka shtuar: "Këto ndihma kanë luajtur një rol të rëndësishëm për ta ndalur progresin e Rusisë".
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë gjithashtu ka publikuar një videoklip për dërgimin e raketave dirigjuese të saj në Ukrainë dhe me këtë rast ka deklaruar se Ukraina i përdor këto raketa për të goditur automjetet e blinduara dhe tanket e Rusisë.
Dërgimi i raketave dirigjuese bëhet në kohën kur Britania, Amerika dhe shtetet e tjera perëndimore që nga fillimi i sulmit ushtarak të Rusisë më 24 shkurt të vitit 2022 kundër Ukrainës, dërgimin e armatimeve të ndryshme në Ukrainë dhe ofrimin e mbështetjes financiare dhe inteligjente për Kievin e kanë vendosur në qendër të politikës së tyre.