Evropa humbet një trilion dollarë për shkak të krizës energjetike
Kontinenti evropian ka humbur një trilion dollarë për shkak të krizës së energjisë dhe rritjes së çmimeve.
Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, humbja e një trilion dollarësh në Evropë është për shkak të krizës energjetike dhe heqjes dorë nga gazi rus për shkak të sanksioneve që janë vendosur ndaj këtij vendi. Bloomberg ia atribuoi këtë humbje të madhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike për kompanitë dhe konsumatorët evropianë. Bloomberg gjithashtu parashikoi se ky është vetëm fillimi i krizës më të madhe energjetike në dekadat e fundit në Evropë dhe pas sezonit të dimrit, rezervuarët e tyre të gazit do të jenë bosh dhe do të jetë e vështirë të mbushen për faktin se ata marrin më pak sasi gazi nga Rusia. Në të njëjtën kohë, Bloomberg shtoi se situata e tensionuar rreth eksporteve të gazit të lëngshëm natyror në Evropë do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2026, kur Katari dhe Shtetet e Bashkuara të mund të rrisin prodhimin e tyre të gazit. Analistët e Bloomberg thanë se nëse çmimi i gazit në Bashkimin Evropian rritet përsëri dhe arrin 210 euro për megavat orë, Evropa do të përballet me një kolaps të rëndë ekonomik.