Sunak: Negociatat për armëpushimin në Ukrainë aktualisht janë të pakuptimta
(last modified Mon, 19 Dec 2022 18:08:27 GMT )
Dhjetor 19, 2022 19:08 Europe/Tirane
  • Sunak: Negociatat për armëpushimin në Ukrainë aktualisht janë të pakuptimta

Kryeministri britanik pretendoi se bisedimet për armëpushimin në Ukrainë nuk kanë kuptim duke pasur parasysh situatën aktuale.

Britania e Madhe së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndezur zjarrin e konflikteve në këtë vend duke i ofruar armë Kievit. Sipas agjencisë së lajmeve Fars të hënën, kryeministri britanik Rishi Sonak pretendoi se çdo kërkesë e njëanshme për një armëpushim nga Rusia në situatën aktuale është krejtësisht e pakuptimtë dhe do të ishte një gabim. Sunak i bëri këto komente gjatë një samiti të Forcës së Përbashkët të Ekspeditës, të mbajtur në Riga. Kjo forcë, që udhëhiqet nga Britania, përbëhet nga dhjetë shtete të Evropës Veriore dhe ka për synim të reagojë më shpejt në rast të ndonjë kërcënimi, sikurse kërcënimi që tashmë paraqet Rusia. Sunak shtoi: “Negociatat reale janë të pamundura derisa rusët të tërheqin forcat e tyre nga zonat e pushtuara”. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se Perëndimi duhet të punojë për të dobësuar “aftësinë e Rusisë për t’u rigrupuar”, teksa Moska po vazhdon luftën e agresionit kundër Ukrainës. Kryeministri britanik, duke përsëritur pozicionet mbështetëse dhe në të njëjtën kohë ndërhyrëse në luftën e Ukrainës, tha se Ukrainës duhet t'i jepen më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, artileri dhe mjete të blinduara.

 

Tags