Zelensky për Kongresin Amerikan: Ndihma për Ukrainën është një "investim".
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136892-zelensky_për_kongresin_amerikan_ndihma_për_ukrainën_është_një_investim_.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në vizitën e parë në Uashington pas evazionit rus, duke marrë pjesë në Kongresin Amerikan mbajti një fjalim dhe tha se dhjetëra miliarda dollarë ndihma të miratuara për të ndihmuar këtë vend në luftën kundër evazionit rus nuk janë bamirësi, por përkundrazi, janë një investim në sigurinë globale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2022 04:19 Europe/Tirane
  • Zelensky për Kongresin Amerikan: Ndihma për Ukrainën është një

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në vizitën e parë në Uashington pas evazionit rus, duke marrë pjesë në Kongresin Amerikan mbajti një fjalim dhe tha se dhjetëra miliarda dollarë ndihma të miratuara për të ndihmuar këtë vend në luftën kundër evazionit rus nuk janë bamirësi, por përkundrazi, janë një investim në sigurinë globale.

Zelensky, i veshur me pantallona ushtarake dhe një këmishë, në takimin e  Kongresit të SHBA u zotua se vendi i tij nuk do ta braktiste kurrë rezistencën ndaj agresionit rus dhe shtoi se mbështetja e vazhdueshme e Uashingtonit është çelësi për fitoren përfundimtare. “Është një nder i madh për mua të jem këtu në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe të flas me ju”, tha Zelensky mes duartrokitjeve të shumta nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe senatorët e të dyja palëve. Përkundër të gjitha skenarëve të këqij, Ukraina nuk ra, Ukraina është gjallë. Ne për opinionin e botës e mundëm Rusinë në betejë.  Presidenti i Ukrainës theksoi më tej: Artileria jonë nuk mjafton për të mbrojtur pozicionet, veçanërisht në Bakhmut. Ne kemi nevojë për armë gjithnjë e më të avancuara. Uashingtoni duke përshpejtuar ndihmën financiare dhe të armëve, mund të ndihmojë në përshpejtimin e fitores sonë në luftë.  Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, njoftoi se SHBA-ja do të japë 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sistemin shumë të avancuar të mbrojtjes ajrore Patriot për të ndihmuar vendin të shmangë breshëritë e raketave ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua Kongresit Amerikan si një udhëheqës i kohës së luftës dhe bëri thirrje për mbështetjen amerikane, ashtu siç kishte bërë kryeministri britanik Winston Churchill më shumë se 80 vjet më parë.  Vizita e Zelensky në Uashington – ashtu si ajo e Churchillit në dhjetor 1941 - erdhi në një kohë kur vendi i tij ishte nën sulm të pamëshirshëm dhe ndihma ndërkombëtare ishte thelbësore për aftësinë e tij për të luftuar. Duke përsëritur një nga frazat më të famshme të Churchill-it, Zelensky Kongresit i tha: "Ukraina do të mbajë linjat e saj dhe nuk do të dorëzohet kurrë". Fjalimi në Kongres erdhi pasi Presidenti Joe Biden priti presidentin Zelensky dhe tha se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të ruajnë një "mbrojtje të përbashkët" kundër agresionit rus.