OBI: Pezullimi i arsimimit të vajzave në Afganistan është zhgënjyes
(last modified Thu, 22 Dec 2022 14:21:26 GMT )
Dhjetor 22, 2022 15:21 Europe/Tirane
  • OBI: Pezullimi i arsimimit të vajzave në Afganistan është zhgënjyes

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik e ka quajtur tepër zhgënjyes pezullimin e arsimimit të studenteve në Afganistan me anë të vendimit të që është marrë nga qeveria e Talebanëve dhe e ka dënuar këtë vendim.

Ministria e Arsimit të Lartë të qeverisë së Talebanëve në Afganistan në vendimin e saj më të fundit ka deklaruar: "Studentet deri në lajmërimin e radhës, nuk kanë të drejtë të hyjnë në universitetet e këtij vendi".

Ky vendim konsiderohet një goditje e re ndaj të drejtave të vajzave dhe grave në Afganistanin e qeverisur nga regjmi Taleban. Pezullimi i arsimimit të lartë të vajzave nga ana e qeverisë së Talebanëve është shoqëruar me reagime të gjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, Husejn Ibrahim Taha, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në reagim ndaj pezullimit të arsimit të lartë të vajzave në Afganistan për një periudhë të pacaktuar, në një deklaratë, e ka quajtur tepër shqetësues këtë vendim dhe ka thënë: "Organizata për Bashkëpunim Islamik beson se pezullimi i arsimimit të lartë për vajza në Afganistan konsiderohet një goditje e madhe që do ta dëmtojë qeverinë, ndërkohë që vajzat dhe grat aktive në këtë mënyrë do të privohen nga e drejta e tyre themelore për arsim, punësim dhe drejtësi sociale".

Në këtë deklaratë është theksuar: "Edhe pse Organizata për Bashkëpunim Islamik akoma është e zotuar për bashkëpunim me qeverinë e përkohshme në Afganistan, mirëpo nuk mund të mos e dënojë një vendim të tillë, prandaj kërkon nga autoritetet e Kabulit që për ta ruajtur stabilitetin mes premtimeve dhe vendimeve të vërteta, të anulojë menjëherë një vendim të tillë".

 

Tags