Dhjetor 23, 2022 18:15 Europe/Tirane
  • 6 të vrarë dhe të plagosur nga të shtënat në Paris

Të shtënat me armë zjarri në qendër të Parisit kanë vrarë 3 persona dhe kanë plagosur 3 të tjerë.

Sipas Guardian, mediat raportuan se një burrë 69-vjeçar ka qëlluar mbi një grup të madh njerëzish në qendrën kulturore kurde Ahmed Kaya në Paris, kryeqytetin e Francës. Menjëherë pas të shtënave, policia arrestoi personin e armatosur dhe sekuestroi armën  e tij.  Sipas raportimeve, i dyshuari ishte një shtetas francez 69-vjeçar punonjës i hekurudhës, i cili u arrestua nga policia dhe për shkak të plagëve u dërgua në spital, pasi u qëllua me armë zjarri.  Sipas autoriteteve, sulmuesi ishte akuzuar më parë se kishte sulmuar emigrantët që jetonin në tenda. Hetuesit po hetojnë motivin e mundshëm të aktit racist. Franca në vitet 2015 dhe 2016 përjetoi një seri sulmesh vdekjeprurëse nga grupi terrorist ISIS dhe tashmë ajo është në gatishmëri të lartë për dhunën e lidhur me terrorizmin. Sulmi terrorist më vdekjeprurës i regjistruar deri më tani në këtë vend ndodhi në nëntor 2015, në të cilin u vranë 130 persona.

Tags