Vazhdimi i qasjes armiqësore të Gjermanisë ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137000-vazhdimi_i_qasjes_armiqësore_të_gjermanisë_ndaj_iranit
Qeveria gjermane, në vazhdim të qasjes armiqësore ndaj Republikës Islamike të Iranit, njoftoi pezullimin zyrtar të garancive të saj të kredisë dhe investimeve në tregtinë me Teheranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2022 16:13 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i qasjes armiqësore të Gjermanisë ndaj Iranit

Qeveria gjermane, në vazhdim të qasjes armiqësore ndaj Republikës Islamike të Iranit, njoftoi pezullimin zyrtar të garancive të saj të kredisë dhe investimeve në tregtinë me Teheranin.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë njoftoi se ka pezulluar bashkëpunimin ekonomik, përfshirë dialogun me Iranin në fushën e energjisë. Përdorimi i garancive të kredisë dhe investimeve për projektet ekzistuese në Iran ishte pezulluar për dekada derisa, si rezultat i marrëveshjes ndërkombëtare JCPOA në 2015, përdorimi i garancive të kredisë dhe investimeve u rinovua për një kohë të shkurtër në vitin 2016. Pas këtij viti në pak projekte, u dhanë garancitë e sipërpërmendura ose janë zgjatur. Megjithatë, që nga viti 2019, asnjë garanci e re për investime në Iran nuk është dhënë nga qeveria gjermane.