Heshtje kundër brutalitetit dhe dhunës së policisë në Francë
(last modified Sun, 25 Dec 2022 14:17:41 GMT )
Dhjetor 25, 2022 15:17 Europe/Tirane
  • Heshtje kundër brutalitetit dhe dhunës së policisë në Francë

Publikimi i shumë videove të dhunës së ushtruar nga policia e Francës dhe heshtja e qeverisë së këtij vendi ndaj kësaj dhune, është bërë temë diskutimi në media të ndryshme.

Dhuna verbale dhe fizike është një pjesë integrale e praktikës së policisë franceze dhe rezultat i trajnimit dhe mbrojtjes ligjore të forcave policore për dekada, por që tani po vihet gjithnjë në dyshim sepse po vret shumë njerëz dhe protestues çdo vit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazetari amerikan Ben Norton në një mesazh në Twitter, ka shkruar: "Ka shumë video të policëve francezë që hapin zjarr dhe qëllojnë protestuesit. Ata po i rrahin protestuesit dhe po godasin e shtypin me makina".

Norton shtoi: "Heshtja e qeverisë franceze në lidhje me këtë dhunë të gjerë të policisë, është bërë shkak që organizata Amnesty International të deklarojë se Emmanuel Macron po përdor masa të dhunshme kundër protestuesve për të çuar përpara politikat e tij të kursimit ekonomik".

Duhet theksuar se dëshmi e këtij pohimi është edhe raporti i demonstratave vjetore të disa mijëra njerëzve kundër racizmit dhe dhunës policore në qytete të ndryshme të Francës.

Dhuna e policisë franceze duket qartë në rrëfimet e panumërta që gazeta Le Monde botoi në një lajm të titulluar "Në emër të ligjit" me qëllim nxjerrjen e emrave të burrave dhe grave që janë vrarë gjatë dhunës dhe veprimeve të dhunshme të policisë në Francë.

 

Tags