Dhjetor 25, 2022 18:59 Europe/Tirane
  • Të paktën 10 viktima nga sulmet në Kherson

Sulmet në Kherson të Ukrainës kanë shkatërruar ndërtesat, ndërsa në disa raste është dashur ndihma e zjarrfikësve për të shuar flakët.

Ditën e sotme janë shpërndarë disa foto ku tregohen pasojat e bombardimeve ruse, që shkaktuan të paktën 10 viktima dhe 68 të plagosur. Duke treguar pamjet nga vendi i ngjarjes, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës deklaroi se Kherson u godit me granatime “masive”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili sapo është kthyer nga një udhëtim në Uashington, në llogaritë e tij në rrjetet sociale publikoi foto të rrënojave të banesave dhe shkroi se bombardimi i Khersonit ndodhi kur ukrainasit kishin filluar festimet e Krishtlindjeve. Në llogarinë e tij në Telegram, Zelensky publikoi fotografi të makinave të djegura, trupave në rrugë dhe xhamave të thyer të ndërtesave dhe shkroi: "Kjo është jeta e vërtetë e ukrainasve". Forcat e Moskës u detyruan të largoheshin nga Khersoni muajin e kaluar. Presidenti Volodymyr Zelensky dha një mesazh sfidues për Krishtlindje . “Ne nuk do të presim për mrekulli, por do ta bëjmë vetë”, tha ai. “Kemi duruar sulme, kërcënime, shantazh bërthamor, terror dhe sulme raketash,” tha Zelenskyy në një rruge të errësuar, me disa drita vezulluese dhe një pemë Krishtlindjeje në sfond. “Ne besojmë se lotët do t’i lënë vendin gëzimit, se shpresa do të vijë pas dëshpërimit dhe vdekja do të mposhtet nga jeta,” tha Zelensky.

 

Tags