Paralajmërim për fazën më të rrezikshme të imperializmit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137108-paralajmërim_për_fazën_më_të_rrezikshme_të_imperializmit_amerikan
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, në një intervistë për China Network, paralajmëroi se imperializmi amerikan ka hyrë në fazën më të rrezikshme dhe po përpiqet të nisë konflikte dhe luftëra në botë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 26, 2022 19:45 Europe/Tirane
  • Paralajmërim për fazën më të rrezikshme të imperializmit amerikan

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, në një intervistë për China Network, paralajmëroi se imperializmi amerikan ka hyrë në fazën më të rrezikshme dhe po përpiqet të nisë konflikte dhe luftëra në botë.

Maduro theksoi: Imperializmi amerikan ka hyrë në një fazë ku politika, etika, ekonomia dhe ushtria kanë gjetur kushte të rënda dhe për këtë arsye është bërë më i rrezikshëm. Njerëzimi duhet të hyjë në një fazë të re të prosperitetit, bashkëpunimit dhe sinergjisë ndërkombëtare. Paralajmërimi i Maduros se imperializmi amerikan po bëhet më i rrezikshëm është shprehur për shkak të vazhdimit të disponimit luftënxitës të SHBA, që mund të shihet te rritja e buxhetit ushtarak amerikan në 858 miliardë dollarë në vitin 2023. Pas një periudhe unilateralizmi dhe divergjence me aleatët e saj dhe izolimi relativ në nivel global gjatë presidencës së Donald Trump, Amerika është bërë sërish pretenduese e udhëheqjes së të ashtuquajturës botë e lirë gjatë presidencës së Joe Biden. Tani, Uashingtoni ka hyrë në një tension aktiv me dy rivalët e tij ndërkombëtarë, Kinën dhe Rusinë, me fjalë të tjera, në një luftë të re të ftohtë. Në këtë kuadër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë Ukrainës ndihmën ushtarake dhe armë në nivelin më të paprecedentë, duan vazhdimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës me synimin për të dobësuar sa më shumë ekonominë dhe fuqinë ushtarake të Rusisë. Në Azinë Lindore, janë shtuar politikat provokuese të Shteteve të Bashkuara kundër Kinës, që synon frenimin dhe rrethimin e Kinës duke krijuar të gjitha llojet e aleancave me aleatët e saj, si dhe duke vendosur sanksione të vazhdueshme kundër kompanive dhe industrive kineze në një luftë frontale politike dhe ekonomike me Pekinin.Në të njëjtën kohë, veprimet provokuese si vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë në Tajvan kanë shkaktuar një rritje të mprehtë të tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit. Në nivel rajonal, Amerika po ndjek të njëjtën politikë provokuese dhe agresive të epokës së Trump kundër vendeve si Irani dhe Koreja e Veriut. Për sa i përket Iranit, pavarësisht pretendimeve fillestare të qeverisë Biden për kthimin në marrëveshjen bërthamore, por duke shtruar të gjitha llojet e kërkesave ekstravagante ndaj Iranit, në të vërtetë ka ndalur negociatat në Vjenë për anulimin e sanksioneve. Përveç kësaj, Uashingtoni është i mendimit se me shfaqjen e disa trazirave në Iran, mundësia për të lënë mënjanë marrëveshjen bërthamore dhe për të intensifikuar presionin kundër Teheranit me synimin për ta dobësuar atë sa më shumë dhe për t'i imponuar kërkesat e tij Iranit, është më e përshtatshme për atë. Edhe pse deri më tani është vërtetuar se rritja e presionit kundër Iranit është një politikë e pafrytshme dhe Teherani nuk është tërhequr kurrë nga pozicionet e tij të drejta. Sa i përket Koresë së Veriut, pavarësisht pretendimeve të qeverisë Biden që ka deklaruar gatishmërinë për të rifilluar negociatat mes dy vendeve, Amerika kërkon vetëm të marrë lëshime nga Pheniani dhe të përmbushë kërkesat e saj pa i dhënë asnjë pikë Koresë së Veriut. Ndërkohë, Uashingtoni vijon të ndërmarrë veprime provokuese si mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Jugut. Prandaj, siç ka theksuar edhe Presidenti i Venezuelës, natyra luftënxitëse dhe imperialiste e Shteteve të Bashkuara jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por nën hijen e zhvillimeve globale dhe rajonale si lufta e Ukrainës në Evropën Lindore dhe tensionet në rritje mes Kinës dhe Tajvanit në Azinë Lindore, roli i Uashingtonit në nxitjen e luftës në botë duke dërguar armë dhe duke nxitur qeverinë e Ukrainës të ngrihet kundër Rusisë, si dhe duke nxitur Tajvanin të intensifikojë pozicionet e tij kundër Kinës, është bërë më i madh. Imperializmi amerikan ka hyrë në një fazë të re dhe shumë të rëndësishme, dhe tashmë është bërë më i rrezikshëm.