Rusia kritikon qasjen e dyfishtë të trojkës evropiane ndaj JCPOA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137180-rusia_kritikon_qasjen_e_dyfishtë_të_trojkës_evropiane_ndaj_jcpoa
“Mikhail Ulianov”, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë, të hënën kritikoi qasjen e dyfishtë të Trojkës evropiane ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe marrëveshjes bërthamore JCPOA.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 28, 2022 09:14 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon qasjen e dyfishtë të trojkës evropiane ndaj JCPOA

“Mikhail Ulianov”, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë, të hënën kritikoi qasjen e dyfishtë të Trojkës evropiane ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe marrëveshjes bërthamore JCPOA.

Ulianov në faqen e tij në Twitter shkroi: “Joseph Borrell, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, theksoi se nuk ka alternativë tjetër ndaj JCPOA. Ne nuk mund të mos pajtohemi me këtë deklaratë. Por pyetja është se nëse Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe (Trojka Evropiane) si pjesëmarrëse në negociatat e Vjenës janë dakord me këndvështrimin e Borrelit? Kjo nuk është e qartë.  Ata të gjithë vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur”. Kritika e Rusisë për qasjen e dyfishtë të Trojkës Evropiane ndaj JCPOA-së është shprehur lidhur me qëndrimet e dyfishta të kësaj trojke e cila nga njëra anë kritikon dhe dënon Iranin dhe nga ana tjetër pretendon se është në favor të JCPOA-së dhe përpiqet ta ruajtur atë. Trojka evropiane, në qëndrimin e saj të fundit ndaj Iranit, më 19 dhjetor pasi mbajti një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me zbatimin e Rezolutës 2231, në një deklaratë, duke bërë pretendime të pabaza dhe duke akuzuar Teheranin për gjoja shkelje të përsëritura të Rezolutës 2231, kërkoi ndërprerjen e aktiviteteve të raketave balistike dhe kthimin prapa të programit bërthamor të Iranit.   Përfaqësuesit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në fund të pretendimeve të tyre thanë:  “Ne jemi të vendosur që Irani kurrë të mos zhvillojë armë bërthamore, të mos mbështesë luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe të ndalojë përhapjen e armëve konvencionale për aktorët joshtetërorë në Azinë Perëndimore.  Aktivitete të tilla, së bashku me shtypjen e dhunshme të demonstratave paqësore në Iran, çojnë vetëm në izolimin e mëtejshëm të Iranit nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë mënyrë, në vend që të kritikojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë çuar në ngërç në negociatat për anulimin e sanksioneve në Vjenë, Trojka evropiane ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj Iranit dhe madje ka ndërhyrë drejtpërdrejt dhe hapur në punët e brendshme të Iranit. Ndërkohë shtrohet kjo pyetje, se çfarë lidhje ka çështja e JCPOA dhe aktivitetet paqësore bërthamore të Iranit me zhvillimet e brendshme të Iranit dhe pse perëndimorët, përfshirë Trojkën evropiane, kujtojnë se e kanë këtë të drejtë që të marrin një pozicion në këtë fushë dhe të urdhërojnë të tjerët? Një çështje tjetër është se, megjithë theksimin e shumtë dhe të përsëritur të zyrtarëve të lartë evropianë mbi nevojën e ruajtjes së JCPOA, në muajt e fundit, evropianët nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të rifilluar negociatat e Vjenës dhe në vend të kësaj, ashtu si Shtetet e Bashkuara, ata gjithë vëmendjen e tyre ia kanë kushtuar mbështetjes së trazirave në Iran dhe janë përpjekur në çdo mënyrë që të ndezin sa më shumë zjarrin e trazirave. Tani, me përfundimin e trazirave në Iran dhe përpjekjeve të dështuara të perëndimorëve në këtë fushë, edhe një herë zyrtarët evropianë, përfshirë Borrell, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, kanë pretenduar nevojën për të rivendosur masat për të mbrojtur JCPOA. Lidhur me këtë, Joseph Borrell dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian u takuan të martën e kaluar në margjinat e samitit Bagdad 2 në Aman, kryeqyteti i Jordanisë.  Në këtë takim, duke njoftuar gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për përfundimin e negociatave të Vjenës në bazë të projekt-paketës së negociatave, e cila është rezultat i negociatave disamujore të vështira dhe intensive, Amir Abdullahian këshilloi palët e tjera që të marrin vendimet e nevojshme politike dhe të kenë një qasjeje konstruktive dhe reale rreth marrëveshjes. Joseph Borrell, i cili është përgjegjës për koordinimin e negociatave për heqjen e sanksioneve, duke publikuar një mesazh në Twitter takimin e cilësoi si të nevojshëm dhe shkroi se të dyja palët ranë dakord për të mbajtur të hapur kanalin e komunikimit për rifillimin e negociatave të marrëveshjes JCPOA. Natyrisht, nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje përveçse nëpërmjet zbatimit dhe realizimit të kërkesave të  drejta të Iranit.  Republika Islamike e Iranit thekson se nëse pala amerikane vepron realisht, atëherë është e mundur të arrihet një marrëveshje.  Marrëveshja e konsideruar nga Irani është një dokument që do të heqë sa më shumë sanksionet anti-iraniane të SHBA-së dhe rajoni do të përfitojë nga zbatimi i saj.