Pse grupi terrorist MEK është i rëndësishëm për amerikanët?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137304-pse_grupi_terrorist_mek_është_i_rëndësishëm_për_amerikanët
Takimi i së dielës, më 27 dhjetor në Uashington, me fjalimin e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo në administratën e Donald Trump dhe ftesën ndaj Maryam Rajavi, lideres së organizatës terroriste MEK, mund të konsiderohet si ëndrra më e fundit shqetësuese e liderëve amerikanë për Irani.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 30, 2022 15:37 Europe/Tirane
  • Pse grupi terrorist MEK është i rëndësishëm për amerikanët?

Takimi i së dielës, më 27 dhjetor në Uashington, me fjalimin e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo në administratën e Donald Trump dhe ftesën ndaj Maryam Rajavi, lideres së organizatës terroriste MEK, mund të konsiderohet si ëndrra më e fundit shqetësuese e liderëve amerikanë për Irani.

Gjithçka nisi kur qeveria amerikane e asaj kohe në vitin 2012, në një veprim të dyshimtë dhe befasues, hoqi organizatën terroriste MEK nga lista e grupeve dhe organizatave terroriste. Natyrisht, nëse duam të njohim projektuesin e këtij plani, nuk mund të gjejmë njeri tjetër përveç Hillary Clinton, Sekretare e Shtetit në atë kohë. Sepse ishte ajo që e mori këtë vendim me lobe dhe takime të shumta e të ndryshme që zhvilloi me disa anëtarë të kësaj organizate terroriste brenda dhe jashtë Amerikës.

Por pse Amerika në bazë të iluzioneve të veta, ka vendosur të investojë tek liderja e grupit terrorist MEK, Maryam Rajavi si presidentja e ardhshme e Iranit, kreu i një grupi që është një nga sektet më kriminale dhe destruktive të Iranit? Përgjigja për këtë pyetje shumë të rëndësishme është shumë e rëndësishme dhe interesante.  Pasi u zhgënjye dhe humbi shpresat në përdorimin e opozitës së brendshme të Iranit për të sulmuar dhe përmbysur sistemin e Republikës Islamike të Iranit, Amerika vendosi të përdorë për këtë qëllim opozitat ekzistuese dhe aktive jashtë Iranit. Sigurisht, ky veprim i krerëve të SHBA-ve që nga ky moment mund të konsiderohet si një investim i kot dhe i dështuar, sepse ata me këtë veprim dëshmuan se nuk kanë as njohjen dhe perceptimin më të vogël rreth popullit iranian atmosferës brenda që drejton politikën dhe shoqërinë e Iranit.

Kjo është për arsye se organizata terroriste MEK konsiderohet si një nga organizatat më të urryera jashtë vendit në mesin e opozitës kundër Republikës Islamike të Iranit për shkak të shumë operacioneve terroriste që ka kryer ky grup brenda dhe jashtë Iranit dhe vrasjes dhe martirizimit të 17 mijë iranianëve.

Tani në këtë mes, çështja që e cila i ka shtyrë liderët dhe zyrtarët e falimentuar e të larguar nga i pushtetit i Uashingtonit të mendojnë se Amerika edhe një herë të përdorë organizatën terroriste MEK për të ushtruar presion mbi Iranin dhe, sipas mendimit të tyre, të zgjedhin një president për të ardhmen e Iranit, ishin trazirat dhe tollovitë muajve të fundit në Iran. Natyrisht, parashtrimi i zgjedhjes së presidentit për të ardhmen e Iranit, duke pasur parasysh se këto protesta dhe trazira tani kanë përfunduar, mund të shihet si një forcë shtytëse që këto trazira të ndizen sërish dhe të vazhdojnë.

Nga ana tjetër, duhet të trajtojmë edhe këtë çështje se gjatë protestave dhe trazirave të fundit në Iran, pamë se grupet opozitare të arratisura jashtë vendit, të cilat gjithmonë kërkojnë një rast për ta treguar veten kundër Republikës Islamike dhe që ëndërrojnë goditjen dhe rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit, duke prezantuar dhe paraqitur individë si Masih Alinexhad, Reza Pahlavi dhe figura të tjera që duken si shoqërore dhe politike e që janë të pakënaqur me Republikën Islamike, ata në bazë të iluzionit të vet, janë përpjekur dhe po përpiqen të zgjedhin vetë një president për të ardhmen e Iranit.

Por çështja e rëndësishme këtu është se në këtë situatë jemi dëshmitarë të një takimi të zhvilluar ditën e diele më 27 dhjetorit në qytetin Uashington me fjalimin e Mike Pompeo, ish-sekretarit të shtetit të Amerikës në administratën e Donald Trump dhe Maryam Rajavi, liderja e organizatës terroriste MEK, me praninë e 250 senatorëve amerikanë. Një takim në të cilin ish-kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) në fjalimin e tij, duke njohur Maryam Rajavi si presidenten e ardhshme të Iranit, pretendoi se kjo lidere e organizatës terroriste MEK po ndërton një republikë të lirë dhe demokratike për Iranin.

Natyrisht ana qesharake dhe ajo që të bënë me vjellë e kësaj ngjarje shfaqet atëherë kur Mike Pompeo shpall ekzistencën e një programi 10-pikësh të Maryam Rajavi për të ardhmen e Iranit. Edhe me këto fjalë, larg realitetit dhe imagjinatës, ai shkon më tej se kaq dhe është shprehur se ky program i lideres së organizatës terroriste MEK garanton një të ardhme të begatshme, demokratike dhe të lirë për Iranin.

Tani është e qartë se Shtetet e Bashkuara Amerikës duke transferuar anëtarët e MEK nga kampi Ashraf i Irakut në Shqipëri në vitet e mëparshme, kishin një plan afatgjatë dhe largpamës për t'i përdorur ata kundër Iranit si një mekanizëm presioni për të imponuar kërkesat e veta ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Në fund, duhet thënë se udhëheqësit dhe zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vendosur aq shumë shpresë në përdorimin e dobishëm dhe efektiv të organizatës terroriste MEK si një mjet i dobishëm kundër Iranit, saqë kanë hequr nga skena e konkurrencës me terroristët e MEK të gjitha grupet politike opozitare dhe aktivistët shoqëror brenda dhe jashtë Iranit dhe e kanë përqendruar të gjithë fuqinë dhe potencialin e vet në mbështetjen e kësaj organizate terroriste për te sulmuar sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Por duke pasur parasysh urrejtjen e secilit qytetarë iranianë ndaj organizatës terroriste MEK, ky plan tashmë ka dështuar dhe nuk do të rezultojë në asgjë.