Ndërron jetë Papa Benedikti i XVI, në moshën 95-vjeçare
Ka ndërruar jetë Papa Benedikti i XVI, në moshën 95-vjeçare. Lajmi konfirmohet tashmë edhe nga mediat italiane.
Papa Françesku deklaroi disa ditë më parë se Benedikti i XVI ishte shumë i sëmurë dhe u kërkoi njerëzve të luteshin për të.
Ish-kreu i Kishës Katolike, i cili u bë i pari që doli në pension në 600 vjet, ishte në gjendje të merrte pjesë në meshën që u mbajt në banesën e tij.
Pas daljes në pension, ai mori titullin Papa Emeritus dhe zgjodhi ta jetonte pensionin i izoluar në një manastir në Vatikan.
Në fillim të kësaj jave, Selia e Shenjtë tha se gjendja e 95-vjeçarit ishte përkeqësuar papritur për shkak të moshës.
Benedikti e shpalli dorëheqjen më 11 shkurt 2013. Ai deklaroi se nuk kishte më forcë fizike dhe mendore për të udhëhequr kishën. Më 28 shkurt të të njëjtit vit, ai dha dorëheqjen zyrtarisht dhe u zhvendos përkohësisht në rezidencën verore papale, në jug të Romës, ndërsa kardinalët nga e gjithë bota u mblodhën në Romë për të zgjedhur pasardhësin e tij. Françesku, Papa i parë nga Amerika Latine, u zgjodh pasardhës i tij më 13 mars 2013.