Çmimet e gazit në Evropë ulën me 48%
(last modified Sat, 31 Dec 2022 14:39:31 GMT )
Dhjetor 31, 2022 15:39 Europe/Tirane
  • Çmimet e gazit në Evropë ulën me 48%

Çmimet e gazit në Evropë u ulën me 48% në dhjetor për shkak të motit jashtëzakonisht të ngrohtë.

Sipas të dhënave të institutit “ICE” të Londrës për kontratat e ardhshme të muajit janar dhe shkurt, si dhe në bazë të llogaritjeve të agjencisë së lajmeve TASS, çmimi i gazit në Evropë në dhjetor ishte 845 dollarë për mijë metër kub dhe në krahasim me muajin e kaluar është ulur me 48%.

Shkak për këtë rënie çmimi janë temperaturat jonormale të cilat aktualisht po mbretërojnë në Evropë dhe furnizimi me vëllime të mëdha të gazit në depozitat e vendeve të kontinentit të gjelbër.

Çmimi i kontratave të së ardhmes së gazit në fund të tregtimit më 30 nëntor ishte rreth 1558 dollarë për njëmijë metër kub, ndërsa në fund të tregtimit më 30 dhjetor, çmimi i gazit u ul me 48% në 845 dollarë.

Çmimi mesatar i gazit në Evropë në dhjetor dhe nëntor ishte përkatësisht 1272 dhe 1262 dollarë për 1000 metër kub.