Ministria e Mbrojtjes e Turqisë paralajmëron Greqinë
(last modified Sat, 31 Dec 2022 15:08:54 GMT )
Dhjetor 31, 2022 16:08 Europe/Tirane
  • Ministria e Mbrojtjes e Turqisë paralajmëron Greqinë

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë paralajmëroi Greqinë se nëse armatos ishujt në detin Egje dhe zgjeron ujërat e saj territoriale, do të përballet me pasoja të rënda.

Së fundmi mediat greke raportuan se kufijtë detarë të vendit mund të shkojnë deri në 12 milje drejt ishullit të Kretës.

Në reagim të kësaj, Turqia tha se nuk do të lejojë që të shtohet asnjë milje në ujërat territoriale greke.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar deklaroi: "Të gjithë duhet ta dinë se një hap i gabuar në këtë çështje mund të sjellë probleme serioze. Athina po ndërmerr veprime provokuese".

 Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu kërcënoi drejtpërdrejt Greqinë dhe paralajmëroi se nëse Athina zgjeron ujërat e saj territoriale në Detin Egje, do të përballet me pasoja të rënda.

Ai shtoi se vendimi i Parlamentit të Turqisë i vitit 1995 për këtë çështje është i qartë dhe i zbatueshëm.

Ankaraja kishte njoftuar më parë se zgjerimi i Greqisë në ujërat rajonale ishte një arsye për luftë.

Turqia beson se nëse Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale, të cilat tani janë gjashtë milje në 12 milje, ajo në fakt ka hyrë në ujërat territoriale turke, dhe kjo do të thotë të largojë Ankaranë nga ujërat ndërkombëtare dhe të bëjë që Turqia të bllokohet në ujërat e saj territoriale.

 

Tags