Janar 01, 2023 14:11 Europe/Tirane
  • Kroacia futet në zonën e Euros dhe Shengen

Sot, (1 janar 2023), Kroacia është bërë shteti i 20-të anëtar i BE-së që hyri në Eurozonë dhe zëvendëson monedhën e saj kombëtare, kunën me euron.

Kroacia është tashmë ekonomi shumë e “euroizuar” sepse më shumë se gjysma e kursimeve dhe kredive të brendshme janë në euro ndërsa më shumë se dy të tretat e shkëmbimeve ekonomike dhe i njëjti numër turistësh vijnë nga Eurozona.

Zëvendësimi i kunës me euron është proces që teknikisht filloi me evidentimin e çmimeve të dyfishta që u bënë të detyrueshme pothuajse në të gjitha pikat e shitjes dhe që shumë shitës me pakicë e prezantuan edhe përpara afatit të përcaktuar, 5 shtatorit.

Euro është bërë zyrtarisht valutë kroate në mesnatën e 1 janarit 2023, por deri më 14 janar qytetarët do të mund të paguajnë ende në kuna, ndërsa rimbursimet do të bëhen në euro, vetëm në raste të jashtëzakonshme në kuna. Pritet që zinxhirët e shitjes me pakicë të jenë ndër vendet kryesore për konvertimin e kunave të mbetura në euro dhe shitësit e vegjël po përgatiten intensivisht për shkëmbimin e kunës, raportoi Anadoly Agency.

Është përcaktuar kursi fiks i konvertimit prej 7,53450 HRK për 1 euro, sipas të cilit të gjitha kursimet në llogaritë rrjedhëse dhe xhiro kuna të qytetarëve dhe subjekteve afariste do të konvertohen automatikisht në euro në të gjitha bankat duke filluar nga sot.

Tags