Vazhdojnë sulmet ruse në Kiev
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137418-vazhdojnë_sulmet_ruse_në_kiev
Si pasojë e sulmeve ruse të kryer në orët e para të së hënës në Kiev, një person ka mbetur i plagosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2023 05:01 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ruse në Kiev

Si pasojë e sulmeve ruse të kryer në orët e para të së hënës në Kiev, një person ka mbetur i plagosur.

Për të dytën ditë në vitin 2023, dronët rusë bombarduan infrastrukturën kritike në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko të hënën tha se objektet e infrastrukturës energjetike u dëmtuan në sulmet e natës, duke shkaktuar kështu ndërprerje të energjisë dhe sistemit të ngrohjes. Kjo është nata e dytë radhazi e sulmeve ruse në Kiev, i cili u vu në shënjestër edhe në natën e Vitit të Ri.  Tre persona të tjerë raportohet të jenë vrarë pas sulmit në Kherson, ku u sulmua edhe një spital për fëmijë. Sulme ka pasur edhe në Khmelnytskyi në perëndim të vendit dhe në rajonin jugor Zaporizhia. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka sulmuar vendet e prodhimit, magazinimit dhe lëshimit të dronëve ukrainas.