63 ushtarë rusë u vranë në sulmin me raketa të Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se si rezultat i sulmeve me raketa nga ushtria ukrainase, 63 ushtarë rusë u vranë pranë lagjen Makivika në Donetsk.
Sipas CBS News, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se 63 ushtarë rusë u vranë kur katër raketa amerikane Himars u lëshuan nga Ukraina dhe goditën një "objekt vendosjeje të përkohshme" në zonën Makivika të Donetskut. Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin ndaj vendndodhjes së përkohshme të një prej njësive të Forcave të Armatosura Ruse në rajonin " Makivika". Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës pretendoi se rreth 400 ushtarë rusë u vranë dhe rreth 300 të tjerë u plagosën sulmin e kryer në Makivika. Ukraina gjithashtu tha se në natën e tretë radhazi të sulmeve ajrore kundër objektivave civilë në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera kishte rrëzuar 39 dronë rusë.