Industria amerikane e armëve fituesi i vetëm i luftës në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137514-industria_amerikane_e_armëve_fituesi_i_vetëm_i_luftës_në_ukrainë
Shtetet e Bashkuara i shtoi në mënyrë dramatike shitjet e armëve për aleatët e NATO-s në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, pasi lufta midis Rusisë dhe Ukrainës i shtyu vendet anëtare të blinin më shumë armë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2023 15:37 Europe/Tirane
  • Industria amerikane e armëve fituesi i vetëm i luftës në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara i shtoi në mënyrë dramatike shitjet e armëve për aleatët e NATO-s në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, pasi lufta midis Rusisë dhe Ukrainës i shtyu vendet anëtare të blinin më shumë armë.

Sipas disa vlerësimeve, shpenzimet ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po rriten në një nivel të paprecedent që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Sipas një analize nga Foreign Policy Magazine, sasia dhe vlera e shitjeve të armëve të miratuara nga Shtetet e Bashkuara ndaj aleatëve të NATO-s është pothuajse dyfishuar në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021. Sipas një analize të të dhënave dyvjeçare nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, në vitin 2021, qeveria amerikane miratoi 14 shitje të mundshme të mëdha armësh për aleatët e NATO-s, me vlerë rreth 15.5 miliardë dollarë. Në vitin 2022 kjo sasi u rrit në 24 shitje të mundshme të mëdha armësh me vlerë rreth 28 miliardë dollarë, duke përfshirë shitjet e armëve me vlerë 1.24 miliardë dollarë për anëtarin e mundshëm të NATO-s, Finlandën. Ndërsa jo të gjitha shitjet e armëve do të finalizohen siç përshkruhet në propozime, rritja e mprehtë në këto plane pasqyron një ndryshim masiv në peizazhin e sigurisë në Evropë. Kjo ka qenë baza për gjenerimin e fitimeve të mëdha për prodhuesit e armëve, me kompleksin industrial ushtarak të SHBA-së që shfaqet si përfituesi kryesor i luftës në Ukrainë. Gjatë 12 muajve të fundit çmimi i aksioneve të kompanisë Northrop Grumman është rritur me 40% dhe të Raytheon është rritur me gati 17%, ndërsa të aksioneve të Lockheed Martin është rritur me 37%. Vendet evropiane në krahun lindor të NATO-s nxituan të plotësojnë dhe të rezervojnë plotësisht aftësitë e tyre ushtarake në një përpjekje për të zëvendësuar pajisjet që dërguan në Ukrainë dhe për të penguar Moskën. Shtetet e Bashkuara kanë miratuar tashmë planet për të shitur raketa HIMARS në Estoni dhe Lituani dhe një plan i ngjashëm për Letoninë pritet të shpallet brenda disa muajsh. Fuqitë e mëdha evropiane po rritin shpenzimet e tyre ushtarake me 10 anëtarë të NATO-s që po shpenzojnë më shumë se 2% të PBB-së së tyre për armë këtë vit. Çdo mundësi për furnizim me armë është fitimprurëse për Kompleksin Industrial Ushtarak të SHBA. Kjo nxitje mjafton për të përjetësuar konfliktin në Ukrainë. Që nga fillimi i konfliktit në shkurt të vitit 2022, vëmendja e medias është përqendruar rregullisht në ndihmën ushtarake të ofruar nga shtetet e tjera për të forcuar potencialet luftarake të Ukrainës, me anëtarët e NATO-s që kanë dhënë pothuajse 40 miliardë dollarë ndihmë ushtarake. Deri më sot, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj i kanë ofruar Ukrainës mbi 100 milionë fishekë të armëve të vogla, mbi një milion predha artilerie dhe mbi 100,000 predha tankesh. Kjo është përveç pajisjes së Ukrainës me disa nga armët më të avancuara në arsenalin amerikan, duke përfshirë armët e blinduara, sistemet kundërajrore Patriot, raketën kundër radarit HARM dhe raketën kundër anijes Harpoon. Por ky është vetëm fillimi, pasi Sekretarja e Ushtrisë Amerikane Christine Warmuth tha për The Times se ushtria amerikane ka punuar ngushtë me industrinë e prodhimit të armëve për të rritur kapacitetin dhe shpejtësinë me të cilën ata janë në gjendje t'i prodhojnë këto armë. Kur shikohet nga një perspektivë financiare, mbështetja e SHBA-së dhe Perëndimit për Ukrainën është një investim me kosto të jashtëzakonshme. Në korrik, ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Yuriyovych Reznikov, tha se vendi i tij tani është në thelb një terren testimi i armëve pasi shumë armë tani po testohen në terren në kushte beteje kundër ushtrisë ruse. Ai madje ftoi prodhuesit e armëve të testonin produkte të reja në Ukrainë. Për ta përmbledhur, lufta e Ukrainës ka ofruar një mundësi të përsosur për SHBA-në dhe kompleksin e saj industrial ushtarak që, së pari, të testojnë produktet e tyre në fushën e betejës, së dyti, t'i tregtojnë ato për evropianët dhe e fundit, të shesin gjithnjë e më shumë armë duke i bërë ata fitues të vërtetë të konfliktit.