Ukraina refuzon ofertën e Putinit për armëpushim për Krishtlindje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137644-ukraina_refuzon_ofertën_e_putinit_për_armëpushim_për_krishtlindje
Ukraina hodhi poshtë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36 orësh me rastin e Krishtlindjeve për pasuesit e fesë ortodokse dhe tha se armëpushimi nuk do të vendoset derisa Rusia të tërheqë forcat e saj nga territoret e pushtuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 06, 2023 05:49 Europe/Tirane
  • Ukraina refuzon ofertën e Putinit për armëpushim për Krishtlindje

Ukraina hodhi poshtë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36 orësh me rastin e Krishtlindjeve për pasuesit e fesë ortodokse dhe tha se armëpushimi nuk do të vendoset derisa Rusia të tërheqë forcat e saj nga territoret e pushtuara.

Sipas Guardian, Kremlini tha se Putin urdhëroi një armëpushim 36-orësh duke filluar nga mesdita e së premtes, pasi kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, bëri thirrje për një armëpushim për Krishtlindje. Putin në një deklaratë njoftoi: "Sipas kërkesës së Patriarkut Kirill, urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes të Federatës Ruse që të vendosë një regjim armëpushimi përgjatë vijës së kontaktit të palëve në Ukrainë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00:00 të datës 7 Janar. Putin tha: "Duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve ortodoksë jetojnë në zonat e konfliktit, ne i kërkojmë palës ukrainase të shpallë një armëpushim dhe t'i lejojë ata të marrin pjesë në festimet e Krishtlindjeve dhe Ditës së Krishtlindjeve".   Shumë të krishterë ortodoksë, përfshirë ata që jetojnë në Rusi dhe Ukrainë, festojnë Krishtlindjet në 6-7 janar.   Në të kundërt, presidenti rus Volodymyr Zelensky hodhi poshtë njoftimin e armëpushimit të Rusisë, duke thënë se Moska e bëri njoftimin vetëm për të ndalur përparimet e Ukrainës në rajonin lindor të Donbasit dhe për të mobilizuar më shumë trupa.   Gjithashtu, Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit të Ukrainës, me shpejtësi e hodhi poshtë këtë propozim dhe tha se një armëpushim mund të ndodhë vetëm nëse Rusia tërhiqet nga territoret e pushtuara në Ukrainë. Podoliak u përgjigj duke thënë se Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, është një "propagandist i luftës" që ka nxitur "vrasjen masive" të ukrainasve dhe militarizimin e Rusisë. Aleatët perëndimorë të Ukrainës gjithashtu kritikuan propozimin e armëpushimit të Rusisë.   Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të enjten, presidenti i SHBA Joe Biden tha se Putin duke sjellë idenë e armëpushimit "po përpiqet të gjente pak oksigjen", ndërsa ministrja e Jashtme gjermane Annalena Barbock tha nëse Putini dëshiron vërtet paqe, atëherë ushtarët e tij të kthehen në shtëpi. Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley gjithashtu në Twitter shkroi: "Armëpushimi 36-orësh i Rusisë nuk do të bëjë asgjë për të çuar përpara perspektivën e paqes".