McCarthy u mund përsëri në zgjedhjet e Dhomës së Përfaqësuesve
(last modified Fri, 06 Jan 2023 08:19:59 GMT )
Janar 06, 2023 09:19 Europe/Tirane
  • McCarthy u mund përsëri në zgjedhjet e Dhomës së Përfaqësuesve

Kongresi amerikan të enjten bëri histori përsëri, pasi Kevin McCarthy, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, pas tetë orësh votime nuk arriti të fitojë presidencën.

Sipas Guardian, Kevin McCarthy, përfaqësuesi republikan, humbi një tjetër votë në përpjekjen e tij për t'u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, edhe pse partia e tij ka kontrollin e Dhomës.  Ai tani gjatë tre ditëve ka humbur dhjetë votime radhazi, që është procesi më i gjatë që nga viti 1859. CNN raportoi se negociatat për ta "sjellur McCarthy më afër" shumicës prej 218 votash të nevojshme për ta zgjedhur atë në këtë post, po vazhdojnë. Në këtë garë, demokratët kanë emëruar Hakeem Jeffries, për të qenë Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe për t'u përballur me Kevin McCarthy të Partisë Republikane, partia e të cilit është në shumicë, por që deri tani nuk ka mundur të sigurojë mbështetjen e shumicës për Kryesinë e Dhomës së Përfaqësuesve. Kandidati i tretë është Byron Donalds, një anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve nga Florida.

Tags