Rusia: U vendos në zbatim armëpushimi i njëanshëm me Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137664-rusia_u_vendos_në_zbatim_armëpushimi_i_njëanshëm_me_ukrainën
Televizioni shtetëror rus njoftoi se armëpushimi i urdhëruar nga Vladimir Putin ka filluar të zbatohet në të gjithë vijën e frontit të Ukrainës që nga e premtja pasdite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2023 10:20 Europe/Tirane
  • Rusia: U vendos në zbatim armëpushimi i njëanshëm me Ukrainën

Televizioni shtetëror rus njoftoi se armëpushimi i urdhëruar nga Vladimir Putin ka filluar të zbatohet në të gjithë vijën e frontit të Ukrainës që nga e premtja pasdite.

Patriarku Kirill, udhëheqësi shpirtëror i Rusisë, bëri thirrje të enjten për një armëpushim në Ukrainë në ditën e Krishtlindjeve për të krishterët ortodoksë, gjë që u miratua nga presidenti rus.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se “armëpushimi i njëanshëm i Rusisë, i urdhëruar nga presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin, ka filluar të zbatohet në të gjithë vijën e frontit që nga mesdita e sotme (me orën e Moskës) dhe do të vazhdojë deri në fund të 7 janarit”.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten se do të ketë një armëpushim në Ukrainë nga ora 12:00 e datës 6 janar deri në orën 00:00 të datës 7 janar. Presidenti rus shpjegoi se arsyeja e vendimit ishte lejimi i të krishterëve ortodoksë që të merrnin pjesë në shërbimet e kishës. Kremlini i kërkoi gjithashtu Ukrainës të shpallë një armëpushim.

Ukraina reagoi ndaj armëpushimit të përkohshëm të njëanshëm të Rusisë dhe e përshkroi atë si "hipokrite".

Në përgjigje të propozimit të presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë, Kombet e Bashkuara thanë: "Kjo organizatë ndërkombëtare mirëpret çdo përpjekje për t'i dhënë fund kësaj lufte që është në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara".