Rusia shkatërron sistemin S-300 të Ukrainës
(last modified Sat, 07 Jan 2023 07:05:13 GMT )
Janar 07, 2023 08:05 Europe/Tirane
  • Rusia shkatërron sistemin S-300 të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ka shkatërruar një sistem ukrainas antiraketë S-300 në "Republikën Popullore të Donetskut".

Igo Konashenkov tha: Një sistem S-300 dhe një stacion radari i Ukrainës u shkatërrua në zonën Avdiyka Vray-Aleksandroka të Donetskut. Forcat e armatosura ruse një ditë para shpalljes së armëpushimit në 102 zona, shënjestruan 65 njësi artilerie, pajisje dhe forca të Ukrainës. Igo Konashenkov, gjithashtu theksoi se në rajonin Kherson dhe në Republikën Popullore të Donetskut u shkatërruan tre depo municionesh të forcave ukrainase. Sipas tij, sistemet ruse të mbrojtjes kapën dhe shkatërruan edhe pesë dronë dhe tetë raketa të lëshuara nga sistemi amerikan Himars. Forcat e armatosura ruse nga mesdita e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit njoftuan një armëpushim të njëanshëm në të gjitha linjat e frontit. Më herët Ukraina e refuzoi propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36-orësh me rastin e Krishtlindjeve për pasuesit e fesë ortodokse. Armëpushimi nuk do të vendoset derisa Rusia të tërheqë forcat e saj nga territoret e pushtuara, tha Ukraina.