Akar: Turqia nuk e pranon valën e re të emigrantëve sirianë
(last modified Sat, 07 Jan 2023 07:05:21 GMT )
Janar 07, 2023 08:05 Europe/Tirane
  • Akar: Turqia nuk e pranon valën e re të emigrantëve sirianë

Ministri turk i Mbrojtjes njoftoi se Ankaraja nuk do të pranojë valën e re të emigrantëve nga Siria.

Deklaratat e Hulusi Akar bëhen në kushtet kur Turqia muajt e fundit ka shpallur vazhdimisht gatishmërinë e saj për të vendosur marrëdhënie me Sirinë. Gjatë luftës së imponuar ndaj popullit dhe qeverisë së Sirisë, Turqia ka pritur rreth tre milionë shtetas sirianë dhe gjatë asaj kohe ka marrë miliarda euro nga Bashkimi Evropian për t'i penguar ata që të hyjnë në Evropë. Ajo e ka përdorur këtë çështje edhe si levë për të bërë presion ndaj evropianëve. Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha: Në takimin e tij me homologët e tij sirianë dhe rusë në Moskë, ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë një valë të re refugjatësh nga Siria. Ministri turk i Mbrojtjes shtoi: Në këtë takim thamë se një valë e re emigracioni nuk është e pranueshme për Turqinë.

Tags