Zelensky: Ne llogarisim në vazhdimin e ndihmës nga Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137732-zelensky_ne_llogarisim_në_vazhdimin_e_ndihmës_nga_amerika
Presidenti i Ukrainës deklaroi: "Ne llogarisim në vazhdimin e ndihmës nga Shtetet e Bashkuaratë Amerikës, ndihmat të cilat na afrojnë fitoren tonë të përbashkët".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2023 11:51 Europe/Tirane
  • Zelensky: Ne llogarisim në vazhdimin e ndihmës nga Amerika

Presidenti i Ukrainës deklaroi: "Ne llogarisim në vazhdimin e ndihmës nga Shtetet e Bashkuaratë Amerikës, ndihmat të cilat na afrojnë fitoren tonë të përbashkët".

Volodymyr Zelensky, duke publikuar një mesazh, ka uruar republikanin Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve pas 15 raundeve të votimeve në 4 ditë.

Presidenti i Ukrainës shkroi: "Lidhur me zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës; mbështetja e SHBA-së në të gjitha fushat ka qenë jetike për suksesin e Ukrainës në fushën e betejës. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe ndihmën e mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara për të sjellë më afër fitoren tonë të përbashkët".

Pak orë më parë, pas 4 ditësh dhe zhvillimit të 15 raundeve votimi, Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës zgjodhi republikanin Kevin McCarthy për kryetar të Dhomës.

McCarthy fitoi 216 vota nga 428 vota dhe u zgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe rivali i tij Hakim Jeffries, udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, fitoi 202 vota.
McCarthy, lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili kishte shanset më të larta për të marrë kryesinë e kësaj Dhomë, nuk mundi të merrte kuorumin e nevojshëm në katërmbëdhjetë raunde votimi.