Janar 07, 2023 15:42 Europe/Tirane
  • Amerikanët me ngjyrë, viktima të brutalitetit të policisë

Duke marrë parasysh që zezakët në Amerikë përbëjnë rreth 14% të popullsisë prej 332 milionë banorësh të vendit, ata vriten nga policia rreth tre herë më shumë se të bardhët. Përveç kësaj, pothuajse një e treta e burgjeve janë të mbushura me këtë pakicë racore.

Trajtimi i dhunshëm i policisë amerikane ndaj qytetarëve të këtij vendi, veçanërisht ndaj minoritetit me ngjyrë, është gjithmonë në krye të vëmendjes së mediave botërore dhe së fundmi grupi “Police Violence Monitoring” njoftoi në një raport se policia amerikane ka vrarë 1176 persona gjatë vitit 2022. Sipas këtij raporti, policia amerikane ka vrarë më shumë se tre persona mesatarisht çdo ditë. Ky grup joqeveritar, i cili është i lidhur me lëvizjen "Black Lives Matter", raportoi se 1,176 njerëz janë vrarë nga policia amerikane në vitin 2022, kjo është shifra më e lartë që nga viti 2013.

Me një vështrim statistikor të numrit të vrasjeve të shtetasve amerikanë nga policia, theksohet se vitin e kaluar këto vrasje shënuan një recesion të ri sepse kjo shifër ishte më e ulët në vitin 2021 dhe 2022 është një nga vitet më vdekjeprurëse të regjistruara në këtë kontekst.

Gazeta amerikane “Washington Post”, e cila ka mbledhur të dhëna për vrasjet e qytetarëve nga policia amerikane që nga viti 2015, shkruan se në vitin 2022 është thyer rekordi i vrasjeve nga policia amerikane dhe këtë vit janë vrarë 40 persona më shumë krahasuar me vitin e kaluar 2021 që do të thotë se shifra është rritur.

Amerika pretendon se është lider dhe zbatues i të drejtave të njeriut në botë në kohën kur liderët e këtij vendi kanë inicuar një valë diskriminimi dhe dhune ndaj minoriteteve jo vetëm në arenën ndërkombëtare por edhe brenda vendit të tyre. Një valë që godet emigrantët dhe minoritetet, veçanërisht zezakët.

 

Tags