Suedia merr vendim për t'u bashkuar me Mburojën Ajrore Evropiane
(last modified Mon, 09 Jan 2023 08:46:32 GMT )
Janar 09, 2023 09:46 Europe/Tirane
  • Suedia merr vendim për t'u bashkuar me Mburojën Ajrore Evropiane

Qeveria suedeze ka njoftuar se planifikon t'i bashkohet Sistemit të Përbashkët Evropian të Mbrojtjes Ajrore.

Sipas Sputnik, kryeministri suedez Ulf Kristerson të dielën tha se vendi i tij planifikon t'i bashkohet Sistemit të Përbashkët Evropian të Mbrojtjes Ajrore, për të cilin u ra dakord vitin e kaluar mes anëtarëve të NATO-s. Suedia do t'i bashkohet nismës së 15 vendeve për të krijuar një sistem të përbashkët të mbrojtjes kundër raketave. Nisma Evropiane e Mburojës së Qiellit, u propozua në tetor në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, tha Kristerson. Ai shtoi: Lufta në Ukrainë tregon se sa e rëndësishme është të kemi një mbrojtje ajrore moderne për të mbrojtur popullsinë civile dhe infrastrukturën. Kryeministri i Suedisë vuri në dukje se vendi me aftësi të reja duhet të kontribuojë në operacionet e NATO-s, duke përfshirë forcën e saj ajrore dhe mbrojtjen ajrore. Kristerson shtoi se njësitë e armatosura tokësore të Suedisë janë të gatshme të forcojnë mbrojtjen e NATO-s, veçanërisht mbrojtjen e shteteve baltike.   

Tags