Kanadaja vendosi sanksione të reja kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137850-kanadaja_vendosi_sanksione_të_reja_kundër_iranit
Të hënën, Kanadaja vendosi sanksione kundër dy individëve dhe tre entiteteve iraniane me pretekstin e shkeljeve të të drejtave të njeriut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 09, 2023 19:09 Europe/Tirane
  • Kanadaja vendosi sanksione të reja kundër Iranit

Të hënën, Kanadaja vendosi sanksione kundër dy individëve dhe tre entiteteve iraniane me pretekstin e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly pretendoi se qeveria iraniane duhet të ndalojë shtypjen e tmerrshme të demonstratave. Emrat e individëve dhe institucioneve të sanksionuara, nuk janë të disponueshme. Në javët e fundit Kanadaja ka vendosur sanksione të shumta kundër Iranit për të drejtat e njeriut. Që nga fillimi i trazirave në Iran, Kanadaja ka marrë masa për të mbështetur trazirat. Ky vend njoftoi në fund të shtatorit se ka vendosur dhjetëra individë dhe institucione iraniane, përfshirë Policinë e Sigurisë Morale, në listën e sanksioneve. Kanadaja është në një linjë me Shtetet e Bashkuara dhe ka ndjekur sanksionet e këtij vendi kundër Iranit në vitet e kaluara. Sanksionimi i Policisë së Sigurisë Morale të Iranit nga Kanadaja u bë pak ditë pasi Uashingtoni e vendosi të njëjtin institucion në listën e sanksioneve.