Biden thekson marrjen e masave më të rrepta kundër emigrantëve
(last modified Tue, 10 Jan 2023 07:02:42 GMT )
Janar 10, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Biden thekson marrjen e masave më të rrepta kundër emigrantëve

Ndërsa kriza e emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës u bë objekt diskutimi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për herë të parë që nga presidenca e tij vizitoi kufirin e këtij vendi me Meksikën.

Vizita e Joe Biden në kufirin me Meksikën është shoqëruar me premtimin e tij për ta bërë edhe më të ashpër ligjin rreth azilkërkuesve. Gjatë kësaj vizite, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës premtoi se qeveria e tij do të ashpërsojë futjen dhe kalimin e kufirit nga emigrantët kubanë, haitianë dhe nikaraguanë. Ai premtoi se do të bllokojë kufirin dhe në të njëjtën kohë do t'i bëjë ligjet e emigracionit edhe më të ashpra se më parë. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe disa demokratë goditjen e Biden ndaj azilkërkuesve e kanë quajtur si një ndryshim të premtimit të tij të dhënë gjatë fushatës së të vitit 2020 për të rivendosur të drejtat e azilkërkuesve.  Disa kritikë kanë thënë se Biden po ringjall politikën goditjes së emigrantëve të epokës së Trump. Ky vendim i presidentit amerikan merret pavarësisht faktit se politikat e emigracionit të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar zhvendosjen e dhjetëra mijëra azilkërkuesve në kufijtë jugorë të këtij vendi me Meksikën. Ndërkohë, moti i dimrit në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar temperatura nën zero duke e vështirësuar tejmase jetën për refugjatët që jetojnë në tenda pranë lumit kufitar Rio Grande.   Një anëtar i Mjekëve pa Kufij thotë: “Refugjatët po përballen me mungesën e ujit dhe ushqimit.   Gjendja e tyre po përkeqësohet dita-ditës.   Shumë prej tyre janë të sëmurë.   Nga ana tjetër, veprimi i fundit i Joe Biden për ndalimin e hyrjes së emigrantëve përmes kufirit meksikan me Shtetet e Bashkuara, me qëllim uljen e numrit të emigrantëve që kalojnë kufirin, ndonëse ai është kursyer ndaj kritikave të ashpra të republikanëve, është një kthesë e madhe në premtimet e tij për ringjalljen e procesit të azilit në Amerikë

Tags