Zbulohen dokuemente të klasifikuara në ish-zyrën e Biden
Departamenti Amerikan i Drejtësisë po shqyrton dokumentet e klasifikuara të gjetura në zyrën e mëparshme të presidentit amerikan Joe Biden në një institut kërkimor, thotë Shtëpia e Bardhë.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se rreth 10 prej dosjeve u zbuluan në një dollap të mbyllur në Qendrën Penn Biden në Uashington në nëntor nga ekipi ligjor i Biden, tha avokati i tij. Grupi i është dorëzuar Arkivit Kombëtar.
Vlen të theksohet se ky skandal ka ndodhur në kohën kur edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump, po përballet me një hetim për marrjen e dosjeve të klasifikuara në Florida pas presidencës së tij.
FBI është përfshirë në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në Qendrën Penn Biden ndërkohë që prokurorit të përgjithshëm të SHBA Merrick Garland i është kërkuar të hetojë dokumentet.
Një burim i njohur me çështjen në një intervistë me kanalin televiziv CBS News, deklaroi se dokumentet nuk përmbanin sekrete bërthamore ndërsa ishin vendosur në një kuti me dokumente të tjera të paklasifikuara, por që ai nuk dha detaje se çër çfarë dokumente të klasifikuar bëhet fjalë.
Richard Sauber, këshilltar i posaçëm i presidentit amerikan Joe Biden, tha në një deklaratë për CBS të hënën se dosjet u zbuluan pak para zgjedhjeve afatmesme nga avokatët e Bidenit që po pastronin hapësirën e zyrës.
Joe Biden mbajti një zyrë në institutin e mendimit, i cili është rreth një milje nga Shtëpia e Bardhë, nga viti 2017 deri në vitin 2020.
Sauber tha: "Që nga ai zbulim avokatët personalë të presidentit amerikan kanë bashkëpunuar me Arkivin Kombëtar dhe Departamentin e Drejtësisë në një proces për të siguruar që çdo regjistrim i administratës Obama-Biden është në posedim të duhur të Arkivit”.